Ambasadori Alastair King-Smith: Shqipëria historikisht është lidhur me Mbretërinë e Bashkuar

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Alastair King-Smith, në një intervistë mbrëmjen e sotme për Grida Dumën në “Top Story”, ka folur në lidhje me emigrantët e paligjshëm në Britaninë e Madhe.


Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Alastair King-Smith, në një intervistë mbrëmjen e sotme për Grida Dumën në “Top Story”, ka folur në lidhje me emigrantët e paligjshëm në Britaninë e Madhe.

Ai është shprehur se vetëm javën e kaluar janë kthyer 43 persona, ku disa prej tyre kishin udhëtuar me gomone verën e shkuar.

Smith tha se do të ketë një bashkëpunim me Shqipërinë dhe do të intensifikohet puna operacionale që parashikon një Task Force të Përbashkët për emigracionin.

TOP CHANNEL: Po të drejtohem me ti, në mënyrë konfidenciale, por është e rëndësishme të nisim një intervistë ballë për ballë, me elementët kyç, për institucionet dhe ndërtimin e demokracisë në Shqipëri. Shqipëria është një vend që historikisht është lidhur me Mbretërinë e Bashkuar, sa I takon ndërtimit të institucioneve. Tani ndodhemi në këtë library e rrethuar nga librat dhe po risjell në mendjen Lord Bajronin, për gjithcka ka shkruar për Shqipërinë. Ai bëri një përcaktim për forcën e shqiptarëve, armët që mbanin dhe popullësinë e Shqipërisë. Ju jeni në detyrë këtu, si e perceptoni, si ndjeheni që jeni në Shqipëri. Cilat janë sfidat kryesore dhe cilat janë detyrat. Po gjërat interesante që keni zbuluar?

UK AMBASSADOR: Grida, është një kënaqësi që ndodhem këtu me ju, në Top Channel. Kësisoj po ju drejtohem ju, edhe të gjithë shqiptarëve; Gëzuar Vitin e Ri. Sic edhe ju e thatë unë kam qendruar këtu më shumë se një vit, dhe është një moment I mirë për të reflektuar për të shkuarën, por edhe për të ardhmen. Në të vërtetë kam pasur një eksperiencë shumë të mirë në Shqipëri, sepse ndërsa respektoj Lord Bajronin dhe disa prej poezive të tij ndryshojnë shumë në fakt, sepse nuk karakterizon atë që unë kam pasur si eksperiencë në Shqipëri. Njerëzit janë shumë miqësorë, shumë mikëpritës. Ajo që me ka pëlqyer është larmia, por edhe mënyra se si Shqipëria, më të vërtetë po zhvillohet dhe po lulëzon. Dhe për mua, aktualisht, Shqipëria do të thoja që karakterizohet nga miqësia, kurioziteti, në atë mënyrë sa njerëzit janë shumë krijues, perderisa po bëhen gjera shumë të mira në të gjithë vendin dhe mendoj se ardhmja e Shqipërisë është shumë e ndritur, pikërisht për këtë arsye.

GRIDA: Cila është gjëja më interesante që keni zbuluar sa I takon krijimtarisë së shqiptarëve?

UK AMBASSADOR: Janë dy gjëra, por do ta filloj ndoshta me eksperiencën që kisha këtë fundjavë, sa I takon pse e dua këtë vend dhe me pas do do të vij tek krijmtaria. Sa i takon vendit, peisazhi jashtë Tiranës është shumë I bukur dhe befasues. Kështu që vetëm këtë fundjave bëra një ecje jashtë Tiranës, me nje pamje shumë të bukur. Dhe papritmas, mbërritëm tek një shpellë në fund të ecjes, historike, me ndryshime që po ndodhnin edhe tani,
dhe ju nuk do ta kishit ditur që kjo shpellë ekzistonte ende. Ka shumë supriza në Shqipëri, dhe sa I takon krijimtarisë, mendoj se gjëja që më pelqeu më shumë vitin e kaluar isnhte programi ynë I shkollave të shekullit 21-të, zbulimi i fëmijëve që sillnin zgjidhje creative dhe ne I inkurjuam ata, të përdornin aftësitë e kodimit, për të gjetur mënyrën e zgjidhjes së problemeve të komunitetit. Dhe nëse më shumë të rinj mendojnë në mënyrë krijuese, mendoni për ato probleme që do të zgjidhen.

TOP CHANNEL: Jam shumë e lumtur që dëgjoj për krijimtarinë e fëmijëve dhe të rinjve që është kaq e motivuar nga ndërkombëtarët dhe nga Mbretëria e Bashkuara si dhe nga prania juaj këtu. Kjo na mungon ne, në mendimin tim, por megjithatë shumë Shqioptarë e shohin Mbretërinë e Bashkuar si ne vend ku ata duan të shkojnë me cdo kusht. Mbremë, po shikoja disa video në tik-tok dhe u shokova se sa shumë marketing është bërë pa asnjë pagesë në internet, për të shkuar ne mënyrë të paligjshme për 3000, 4000 pound etj. Kryeministri Rama ka thënë se ka disa gjëra që mund të fajësohen në Mbretërinë e Bashkuara, si psh ligji në vendin tuaj po I motivon ata të shkojnë. Cështja është se cfarë mund të bëhet? Për me tepër mes dy Qeverive, sic e dimë ne muajin dhjetor, mes dy kryeministrave tanë. Cilat janë rezultatet, pas një muaji?

UK AMBASSADOR: Grida, ne jemi shumë të shqetësuar për menyrën se si emigracioni I paligjshëm ka ndodhur vitin e kaluar dhe mund të vazhdojë potencialisht. Sic thoni edhe ju, ato video në Tik-Tok janë më të vërtetë shqetësuese për ndikimin që mund të kenë tek të rinjtë, edhe personalisht, kur kam qenë në Veri, në rajonin e Kukësit dhe Dibrës, duke folur me të rinjtë në shkolla, ata mendojnë se e vetmja zgjidhja është ndoshta të ikin në mënyrë të paligjshme sepse nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër. Ne duhet ta ndryshojmë këtë duke ofruar mundësi në Veri apo duke I bërë njerëzit të kuptojnë se ata mund të shkojnë në mënyrë të ligjshme, jo të paligjshme. Tani, një nga gjërat më të mira që ne bëmë vitin e kaluar dhe e përmbyllim me Komunikatën e Përbashkët më 13 dhjetor, të cilën e kam këtu me vete. Kjo Komunikatë e Përbashkët përcakton marrëveshjen mes Qeverisë Britanike dhe asaj Shqiptare për cfarë duhet të bëjmë, dhe ju më të drejtë e thatë që duhet të shikohet në termat e legjislacionit, por edhe edhe të gjithë llojet e mekanizmave të tjerë. Pra, gjëja e parë që ne po bëjmë është ta trajtojmë Shqipërinë si një vend I sigurt se ne nuk besojmë se njerëzit duhet të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuara dhe të pretendojnë për arsye jo reale se ata po rrezikojnë persekutimin nga shteti apo aspekte të tjerë. Ne duam ta trajtojmë Shqipërinë si një vend I sigurt. Por që ta bëjmë këtë, duhet të sigurohemi se garancitë e duhura janë në vend dhe se disa njerëz kanë probleme që duhet të adresohen. Dhe ata që kanë shqetësime legjitime, do t’u adresohen në mënyrën e duhur, në zbatim të ligjit.

TOP CHANNEL: Për shqiptarët që po na ndjekin tani, pas kësaj Komunikate, ajo që duhet bërë është që duke e deklaruar Shqipërinë një vend të sigurt do të heqin mundësinë që ata, le të themi, të përfitojnë nga ligjet që u japin një status të vecantë në Mbretërinë e Bashkuar, duke deklaruar se nuk janë të sigurt apo do të kërkojnë azil në MB?

UK AMBASSADOR: Gjëja e parë që ne po bëjmë është të sigurohemi se sipas masave aktuale, ne po i zbatojmë në mënyrë ekfektive, çka nënkupton shkurtimin e kohës së përpunimit, gjë që do të thotë se nëse njerëzit do të shkojnë në mënyrë të paligjshme nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar, ata do të kthehen kudo nga kanë ardhur, kjo vlen për shqiptarët por edhe për të tjerët.

TOP CHANNEL: Cilat janë pasojat?

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar: Pra, pasojat janë që nëse dikush shkon ilegalisht, do të kthehet. shumë shpejt. Vetëm javën e kaluar, ne patëm një fluturim kthimi me 43 individë. Disa persona që kishin udhëtuar me gomone verën e kaluar dhe të tjerë që kishin kryer vepra të rënda, që ishin në burg dhe u transferuam përsëri në Shqipëri. Ne do të vazhdojmë dhe do të përshpejtojmë mënyrat se si do të kthehen. Pra kjo do të jetë gjëja e parë. Gjëja e dytë është një bashkëpunim i përbashkët. Ne kemi një nga bashkëpunimet më të mira operacionale me Shqipërinë, krahasuar me gjithë bashkëpunimet në të gjithë botën. Pra, ne po e intensifikojmë punën operacionale. Komunikata parashikon një Task Force të Përbashkët për emigracionin që tashmë është duke u krijuar dhe puna po vazhdon me shpejtësi. Do të punohet me Policinë e Shtetit Shqiptar dhe agjencitë tona ligjzbatuese për të siguruar që të ndërmerret një punë e përbashkët për trajtimin e emigracionit të paligjshëm, sepse duhet të fokusohemi tek trafikantët që shfrytëzojnë të rinjtë në Shqipëri për t’i cuar ilegalisht në Britani. Kjo nuk është panacea që tregohet në ato videot në Tik-Tok që ju përmendët, nuk është aq e bukur, është e lehtë të shkosh dhe pastaj kalon menjëherë në punësim të ligjshëm. Nuk është
kështu. Njerëzit duhet të kuptojnë se, nëse shkojnë ilegalisht, do t’i kthejnë në Shqipëri dhe  nuk do të kenë të drejtë të udhëtojnë në Evropë apo të shkojnë përsëri në Mbretërinë e Bashkuar. Pra, kjo është diçka që njerëzit duhet ta kuptojnë, por ajo që dimë si Qeveri është se ne duhet të punojmë së bashku për të ofruar alternativa dhe kjo është arsyeja pse po investojmë edhe në veri.

TOP CHANNEL: Kjo është ana ndëshkuese e kësaj historie. A kemi të dhëna për trafikantët që janë kapur?

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar: Pra, siç do ta keni parë, agjencitë ligjzbatuese kanë bërë një punë shumë efikase për kapjen e kriminelëve, të cilët ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar, në Shqipëri ose diku tjetër, që janë përfshirë në trafikim dhe kjo punë do të intensifikohet. Kjo është pikërisht ajo që synon të bëjë Task Forca e Përbashkët për emigracionin. Pra është në zbatim dhe do të vazhdojmë. Dhe kjo është e vështirë, sepse sigurisht i njohim këto rrjete kriminale.

Top Channel: Me sa vite janë dënuar?

AMB: Rasti i fundit që pashë ishte 19 vite e gjysmë secili për kriminelë të përfshirë në trafikim, që ishte si rezultat i punës së përbashkët me Shqipërinë, me prokurorinë tuaj, me agjencitë tuaja ligjzbatuese. Pra, ne do të vazhdojmë në këtë drejtim.

Top Channel

Mete dhe Sejko takime me drejtues të BB dhe FMN, diskutime mbi thellimin e reformave

Ministri i Financave, Ervin Mete, si dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në nisje të takimeve të pranverës…

Global 360

Osmani shpall të mërkurën ditë zie në Kosovë pas vrasjes së dy grave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të mërkurën e 17 prillit ditë zie në vend, pas vrasjes së…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Fjala është e para!

Na pëlqejnë fjalët e mençura dhe i marrim me vete! Ndaj fjala mbetet e para dhe e fundit si ajri…

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Mete dhe Sejko takime me drejtues të BB dhe FMN, diskutime mbi thellimin e reformave

Ministri i Financave, Ervin Mete, si dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në nisje të takimeve të pranverës…