Shqiptare Gjimnazi “Dhaskal Todri” në Elbasan me klasa të reja, laboratorë të shkencave dhe terrene sportive

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro, së bashku me kryetarin e bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, dhe drejtoreshën e ZVA Elbasan, Vesa Llanaj Lico, vizituan gjimnazin, ku u njohën nga afër me investimet dhe risitë e sjella në këtë institucion arsimor.


Gjimnazi “Dhaskal Todri”, një prej shkollave me traditë në qytet dhe me një histori 60-vjeçare, ka nisur këtë vit shkollor në ambiente tërësisht të rikonstruktuara dhe me kushte bashkëkohore për nxënësit dhe mësuesit.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro, së bashku me kryetarin e bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, dhe drejtoreshën e ZVA Elbasan, Vesa Llanaj Lico, vizituan gjimnazin, ku u njohën nga afër me investimet dhe risitë e sjella në këtë institucion arsimor.

Vizita nisi në palestrën e rikonstruktuar të shkollës dhe vijoi në bibliotekën dixhitale, ku nxënësit kanë mundësi të aksesojnë online libra përmes website-it të “Dhaskal Todrit”.

Një tjetër hapësirë e veçantë është Muzeu i Shkollës, ku përmes fotografive, dokumenteve dhe materialeve të ndryshme përcillet historia e institucionit ndër breza, aktivitetet e zhvilluara ndër vite dhe kujtimet e nxënësve e mësuesve.

Gjatë vizitës u panë gjithashtu ambientet sportive të jashtme, ndërsa në klasën digjitale ministrja Kumbaro zhvilloi një bashkëbisedim me nxënësit për mënyrën se si teknologjia po integrohet në procesin mësimor.

Në fokus ishte edhe bashkëpunimi mes shkollës, mësuesve dhe prindërve, si një element i rëndësishëm për mbarëvajtjen e procesit edukativ dhe krijimin e një mjedisi sa më të përshtatshëm për nxënësit.

Me 607 nxënës, gjimnazi “Dhaskal Todri” ofron tashmë klasa të reja, laboratorë të shkencave, bibliotekë, muze dhe ambiente sportive, duke krijuar më shumë mundësi për zhvillimin e njohurive, prirjeve dhe talenteve të të rinjve.

Shkolla është gjithashtu pjesë e programit “Pas Shkolle” dhe synon të jetë e hapur edhe për komunitetin përtej orarit mësimor, përmes aktiviteteve sportive, kulturore dhe edukative për nxënësit dhe familjet.

Burimi ATSH

Balla takim me Hofreiter: Mirënjohje Gjermanisë për mbështetjen në rrugëtimin europian të Shqipërisë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, priti sot në mjediset e Kuvendit kryetarin e Komitetit për Çështjet…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Balla takim me Hofreiter: Mirënjohje Gjermanisë për mbështetjen në rrugëtimin europian të Shqipërisë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, priti sot në mjediset e Kuvendit kryetarin e Komitetit për Çështjet…