Presidenti i Naurusë sjell familjen në Guangdong për të gjurmuar rrënjët e tij: Jam shumë i emocionuar!

Për Presidentin e Naurusë, David Ranibok Adeang, kjo është një përvojë e veçantë. Më 6 korrik 2025, ai dhe të afërmit e tij mbërritën në provincën Guangdong të Kinës për të filluar një udhëtim në gjurmim të rrënjëve të tyre.


Për Presidentin e Naurusë, David Ranibok Adeang, kjo është një përvojë e veçantë. Më 6 korrik 2025, ai dhe të afërmit e tij mbërritën në provincën Guangdong të Kinës për të filluar një udhëtim në gjurmim të rrënjëve të tyre.

Më 7 korrik, në Muzeun e Emigrantëve të Kinës, në qytetin Jiangmen të provincës Guangdong, fotografi të vjetra dhe relike kulturore treguan historinë e emigracionit kinez jashtë vendit.

Presidenti i Naurusë, David Ranibok Adeang, tha: “Mësova shumë sot. Mësova se në çfarë situate paraardhësit e mi shkuan në vendet e Ishujve të Paqësorit.”


Foto nga CMG

Pas Luftës së Opiumit, shumë fermerë të falimentuar dhe punëtorë të papunë, emigruan jashtë vendit për të siguruar jetesën. Disa shkuan në Papua Guinenë e Re, Ishujt Solomon, Nauru dhe vende të tjera të Ishujve të Paqësorit, filluan të jetonin atje dhe lindën fëmijë. Midis tyre ishte edhe stërgjyshi i Presidentit të Naurusë.

Mëngjesin e 8 korrikut, përpara tempullit për të përkujtuar paraardhësit në Chikan të qytetit Jiangmen të provincës Guangdong, Adeang mbolli një pemë që simbolizon begatinë e familjes dhe mori një dhuratë të veçantë – një grusht dheu nga tempulli.

Fshati Zhonggu, distrikti Chikan është vendi ku jetonte stërgjyshi i Adeangut. Nën pemën e madhe në hyrje të fshatit, Presidenti Adeang u ul rreth një tavoline me fshatarët, duke ngrënë fruta tradicionale dhe duke biseduar për çështje familjare.


Presidenti i Naurusë, David Ranibok Adeang/CMG

Në këtë vend dhe moment të veçantë, Presidenti Adeang pranoi një intervistë ekskluzive me CMG. Ai tha se ardhja këtu në këtë moment është me rëndësi të madhe. Ky është një moment prekës që i bën njerëzit të ndihen të emocionuar dhe të paharruar!

“Kur erdha këtu me makinë, pashë të gjithë fshatin që më përshëndeste dhe buzëqeshte i rreshtuar në rrugë për të më mirëpritur. Unë tashmë isha i emocionuar .”

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Hoxha pret delegacionin e parlamentit suedez: Mbështetje në rrugën drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua sot në Tiranë me delegacionin e Komisionit të Punëve…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha pret delegacionin e parlamentit suedez: Mbështetje në rrugën drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua sot në Tiranë me delegacionin e Komisionit të Punëve…