Mbrojtja e viktimave të krimit, Manja: Bashkë për shoqëri më të sigurt!

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, iu bëri apel institucioneve qendrore, vendore, shoqërisë civile dhe medias që të bashkohen në fushatën e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e viktimave të krimit.


Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, iu bëri apel institucioneve qendrore, vendore, shoqërisë civile dhe medias që të bashkohen në fushatën e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e viktimave të krimit.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Manja deklaroi se mbrojtja e viktimave ndaj dhunës është një detyrë qytetare. Ai kujtoi se nga data 15-22 shkurt do të jetë java e Mbrojtjes së Viktimave të Krimit në Shqipëri.

“Qeveria shqiptare ka miratuar të parën strategji ndërsektoriale për mbrojtjen e viktimave ndaj krimit. Kjo strategji, siguron një kuadër garantues për mbrojtjen e viktimave. Nga data 15 deri më 22 shkurt 2024, Ministria e Drejtësisë organizon javën e Mbrojtjes së Viktimave në Shqipëri. Kjo nismë do të jetë e përvitshme”, bën të ditur Manja.

“Ftojmë të gjithë aktorët, përfaqësues të institucioneve qendrore, vendore, shoqërinë civile, mediet dhe komunitetin të bashkohen me NE në këtë fushatë ndërgjegjësimi”, vijon Manja.

“Mbrojtja e Viktimave të Krimit është një detyrë qytetare për një shoqëri të sigurtë”, përfundoi Manja.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Kreshnik Tartari legjendë e sportit shqiptar

Kryeministri Edi Rama shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-volejbollistit dhe trajnerit legjendar të “Dinamos” dhe Kombëtares, Kreshnik…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Kreshnik Tartari legjendë e sportit shqiptar

Kryeministri Edi Rama shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-volejbollistit dhe trajnerit legjendar të “Dinamos” dhe Kombëtares, Kreshnik…