Rama: Gjyqtarët në Shqipëri marrin më shumë se kolegët e tyre në Greqi

Kryeministri Edi Rama publikoi sot një tabelë me pagat e gjyqtarëve në vend të cilat i krahason me pagat e gjyqtarëve në rajon si dhe rritjen e parashikuar të pagës së tyre.


Kryeministri Edi Rama publikoi sot një tabelë me pagat e gjyqtarëve në vend të cilat i krahason me pagat e gjyqtarëve në rajon si dhe rritjen e parashikuar të pagës së tyre.

Përmes një reagimi në rrejetet sociale, kreu i qeverisë thekson se “një gjykatës fillestar sot në Shqipëri merr 500 Euro pagë më të lartë se sa kolegu në Greqi dhe me vendimin e marrë vetë Zot vetë Shkop, paga duhet të rritet 2000 Euro më shumë në muaj se sa kolegu grek dhe 3000 Euro më shumë se sa kolegu në Malin e Zi”.

Në tabelën e publikuar nga Rama, Shqipëria renditet aktualisht e dyta në rajon për pagën mujore bruto të gjyqtarëve fillestar, me 3241 euro, pas Rumanisë me 3665 euro.

Sipas të dhënave të paraqitura, nëse paga në Shqipëri rritet në 4 886 euro, vendi do të ngjitej në vendin e parë, me një rritje prej 50.8%.

Pas Shqipërisë do të renditeshin Rumania, me 3665 euro, dhe Sllovenia, me 2842 euro.

Pas bllokimit të pagave të magjistratëve dhe administratës gjyqësore, Gjykata Administrative përmes një vendimi të marrë pak ditë më parë, urdhëroi Ministrinë e Financave dhe degën e Thesarit të Tiranës që të zhbllokojë pagat dhe t’i kalojë ato përmes formulës së re të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Ngërçi nisi pasi Kuvendi nuk miratoi brenda afatit të 31 korrikut formulën e re për pagat e magjistratëve, siç kishte përcaktuar Gjykata Kushtetuese. KLGJ dhe KLP vendosën të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke rritur pagën referuese të magjistratëve.

Ata argumentuan se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte i detyrueshëm dhe përcaktuan rritjen me pagë bazë referuese prej 222 mijë lekësh dhe 14 mijë lekë për shtesën e kualifikimit.
Qeveria ka theksuar se situata e krijuar do marrë zgjidhje përfundimtare përmes plotësimit të boshllëkut ligjor në Kuvend seancën e 17 shtatorit.

Lexo më shumë nga

Rama: Gjyqtarët në Shqipëri marrin më shumë se kolegët e tyre në Greqi

Kryeministri Edi Rama publikoi sot një tabelë me pagat e gjyqtarëve në vend të cilat i krahason me pagat e…

Global 360

Haxhiu: “Marshi për liri” nderoi sakrificën e UÇK-së dhe Republikën e Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka falënderuar organizatorët e “Marshit për liri”, i cili u mbajt…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Gjyqtarët në Shqipëri marrin më shumë se kolegët e tyre në Greqi

Kryeministri Edi Rama publikoi sot një tabelë me pagat e gjyqtarëve në vend të cilat i krahason me pagat e…