Spahiu: ISHSH inspektime në shkolla për shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, bëri të ditur se ekipet e ISHSH-së janë në terren duke inspektuar shkollat dhe verifikuar kushtet higjieno-sanitare, për ambiente të sigurta dhe të shëndetshme për çdo nxënës.

Me nisjen e vitit të ri shkollor, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka nisur kontrollet në institucionet arsimore në të gjithë vendin, me fokus verifikimin e kushteve higjieno-sanitare dhe garantimin e një mjedisi të sigurt e të shëndetshëm për nxënësit dhe stafin.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, bëri të ditur se ekipet e ISHSH-së janë në terren duke inspektuar shkollat dhe verifikuar kushtet higjieno-sanitare, për ambiente të sigurta dhe të shëndetshme për çdo nxënës.

Sipas ministres, gjatë vitit 2026 janë kryer mbi 2 mijë inspektime nga ISHSH në rang vendi, ndërsa kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë vitit.

Në një video të publikuar nga ministrja, një punonjëse e ISHSH-së shpjegon se kontrollet kanë në fokus kryesisht pastërtinë e ambienteve dhe garantimin e furnizimit me ujë të pijshëm.

“Në fokus është kontrolli i kushteve higjieno-sanitare, ku kontrollohet pastërtia e ambientit, furnizimi me ujë të pijshëm, në mënyrë që të garantohet një mjedis i sigurt për nxënësit dhe për stafin”, tha ajo.

Sipas saj, inspektimet do të vazhdojnë në të gjithë sezonin shkollor dhe aty ku do të vërehen shkelje ose problematika, do të merren masa duke u bazuar në legjislacionin në fuqi.

Spahiu: Forcohen kapacitetet kirurgjikale në Spitalin e Traumës, infrastrukturë moderne për sigurinë e pacientëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu inspektoi sot punimet që po kryhen në Spitalin Universitar të Traumës në…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia