Rama në Berat: Bashkimi i bashkive nuk prek shërbimet, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Kryeministri Edi Rama vijoi sot në Berat takimet informuese në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative territoriale, duke u ndalur te ndikimi i riorganizimit të njësive vendore në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.


Kryeministri Edi Rama vijoi sot në Berat takimet informuese në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative territoriale, duke u ndalur te ndikimi i riorganizimit të njësive vendore në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Kryeministri theksoi se ky riorganizim nuk cenon ofrimin e shërbimeve në Poliçan, Dimal dhe njësitë e tjera, por synon një administrim më efikas dhe krijimin e mundësive më të mëdha për zhvillim dhe investime në territor.

Rama deklaroi se bashkimi njësive vendore nuk do të ndikonte në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, duke theksuar se ato do të vijojnë të ofrohen në Poliçan, Dimal dhe në njësitë e tjera të territorit.

“Ma thoni çfarë mendoni ju se do të dëmtohet në rast se do të bëhet bashkimi, kur rruga, shërbimi, këto nuk ndryshojnë. Nuk do të ikë shërbimi nga Poliçani, ose nga Dimali, ose nga askund”, u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit, qytetarët do të vijonin t’i merrnin shërbimet pranë vendbanimeve të tyre, ndërsa Poliçani dhe Dimal do të kishin drejtuesit e tyre. Ai shtoi se përfaqësimi i tyre do të garantohej edhe përmes këshilltarëve në këshillin bashkiak të bashkisë së Beratit.

“Nuk ndryshon godina, nuk ndryshon stafi, nuk ndryshon numri i shërbimeve që bëhen, në kuptimin nuk ulet. Në raport me çfarë keni, ndryshon vetëm një gjë: nuk do të keni kryetar bashkie të zgjedhur”, deklaroi Rama.

Kryeministri iu referua edhe reformës territoriale të vitit 2015, duke theksuar se edhe atëherë ishin ngritur shqetësime lidhur me largësinë e shërbimeve dhe ndryshimin e strukturave vendore.

Rama ngriti pyetjen nëse ish-komunat kanë pasur më shumë investime përpara reformës territoriale apo pas përfshirjes së tyre në bashki, duke argumentuar se organizimi aktual ka krijuar mundësi për investime në njësi të ndryshme të territorit.

“Komunat janë më mirë sot apo ishin më mirë kur ishin veç?”, pyeti Rama, duke iu referuar debatit për organizimin territorial dhe nivelin e investimeve në njësitë vendore.

“Më thoni çfarë mendoni ju se do të dëmtohet në rast se do të bëhet bashki. Kur më thua rruga, e më thua shërbimi, këto nuk ndryshojnë. Nuk do të ikin shërbimet nga Poliçani, nga Dimali ose nga askund. Përkundrazi, këto nuk ndryshojnë. Në raport me çfarë keni, ndryshon vetëm një gjë; nuk do të keni kryetar bashkie të zgjedhur. Nuk ndryshon godina, nuk ndryshon stafi, nuk ndryshon numri i shërbimeve që bëhen, në kuptimin nuk ulet, se duhet shtuar. Ti thua distanca? Ça lidhje ka distanca? Ato shërbime që ti merr sot në Poliçan ose në Dimal, do t’i marrësh po aty. Pra, bashki, qytet, njësi administrative. Dhe qyteti Poliçan, qyteti Dimal do të kenë drejtuesin e tyre, do të kenë këshilltarët e tyre në Këshillin Bashkiak të bashkisë Berat, me kuota. Më thoni dhe një gjë tjetër, komunat janë më mirë sot apo ishin më mirë kur ishin veç, se këto biseda unë i kam dëgjuar “mot a mot” në kohën e reformës 2015; “do na ikë kjo, do na ikë ajo; jo distanca; ohu, sa larg është Poliçani, ne jemi këtu te komuna jonë; sa larg është qendra e Urës, ne jemi te komuna jonë; ne kemi këtë, kemi atë, kemi kryetarin e komunës. Ndodhi ndonjë gjë e kësaj natyre? A janë sot, a kanë marrë më shumë investime komunat se ç’bënin më përpara apo kanë marrë më pak? Investimet e komunave nga iu erdhën? Nga vetja? Iu erdhën nga bashkimi”, tha Rama.

Në nisje të takimit në Berat, Rama e cilësoi diskutimin me përfaqësuesit e Poliçanit dhe Dimalit si një ballafaqim të veçantë, duke vlerësuar “kokëfortësinë kolektive të Poliçanit dhe këmbënguljen e disa zonjave të mirëpërgatitura të Dimalit”.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…