Nufi: Industria e mbrojtjes prioritet strategjik, gjashtë sipërmarrje të përbashkëta me kompani ndërkombëtare

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi e cilëson zhvillimin e industrisë së mbrojtjes si një prioritet strategjik për Shqipërinë.


Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi e cilëson zhvillimin e industrisë së mbrojtjes si një prioritet strategjik për Shqipërinë.

Përmes një videomesazhi, ai cilëson se vendi ka hyrë tashmë në një fazë të re, ku industria e mbrojtjes synon të rrisë sigurinë kombëtare, kapacitetet teknologjike dhe zhvillimin ekonomik.

“Zhvillimi i industrisë së mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë dhe çdo hap që lidhet më të, mbetet përherë një lajm i mirë për vendin tonë. Përkundër fantazisë, trillimeve dhe akuzave politike të faktorëve që duan të ushqejnë veten dhe të mbijetojnë në rrugën që kanë humbur, sot asgjë nuk e ndal faktin se zhvillimi i industrisë së mbrojtjes është një prioritet strategjik për Shqipërinë, prioritet, i cili është në funksion të sigurisë kombëtare, ashtu edhe të angazhimeve tona si një vend anëtar i NATO-s. Shqipëria ka hyrë tashmë në një fazë të re, ku industria e mbrojtjes nuk e sheh më veten si një çështje e vetme sigurie, por si një mundësi strategjike për zhvillimin ekonomik, teknologjik dhe industrial të vendit”, u shpreh ministri Nufi.

Përmes kompanisë shtetërore KAYO, thotë më tej, Ministri i Mbrojtjes, po zhvillohen aktualisht 6 sipërmarrje të përbashkëta me kompani ndërkombëtare, ndërsa në inventarin e Forcave të Armatosura kanë hyrë 40 mjetet e para të prodhuara në Shqipëri.

“Nëse për shumë vite me radhë, kjo industri u trajtua si një trashëgimi “për t’u shkatërruar”, ne sot po e ndërtojmë dhe fuqizojmë atë me kapacitete drejt së ardhmes. Përmes kompanisë shtetërore KAYO, themeluar në vitin 2024, po ndërtojmë një partneritet me kompani lidere ndërkombëtare. Sot janë në zhvillim gjashtë sipërmarrje të përbashkëta – joint venture, nëpërmjet partneritetit publik-privat, ku KAYO bën pjesë. Në inventarin e Forcave të Armatosura kanë hyrë tashmë 40 mjetet e para të prodhuara dhe shumë shpejt do të fillojmë edhe prodhimin e municionit të lehtë”, theksoi më tej Nufi.

Ndër të tjera, ai u ndal edhe Fincantieri Albania dhe tek prodhimi i pajisjeve individuale mbrojtëse për Forcat e Armatosura dhe institucionet e tjera të sigurisë:

“Me Fincantieri Albania, falë partneritetit me një lider prestigjioz të prodhimit të anijeve, nuk po blejmë thjesht anije: po fuqizojmë aftësitë shqiptare për të ndërtuar këtu, për të prodhuar për veten dhe për të eksportuar tek vendet e tjera aleate. Pajisjet individuale mbrojtëse, për Forcat e Armatosura dhe institucionet e sigurisë, produkte që deri dje importoheshin, tashmë do të prodhohen në Republikën e Shqipërisë sipas standardit më të lartë ndërkombëtar”, nënvizoi ministri Nufi.

Kjo industri, theksoi Nufi, nuk duhet të shihet vetëm si një çështje sigurie, por edhe si një mundësi për punësim, teknologji, prodhim vendas dhe zhvillim ekonomik.

“Këto janë vetëm hapat e parë, hapa që pas 17 vitesh si përfituese e sigurisë së Aleancës, Shqipëria po i shndërron gjithnjë e më shumë në hapa konkretë për të qenë kontribuuese e saj faktike. Dhe ky është një fakt që duhet të bëjë krenarë të madh e të vogël; të majtë e të djathtë. Nëse për dekada me radhë, mbrojtja ishte një faturë, sot po ndërtojmë një industri specifike të lidhur më të! Një industri që prodhon siguri, teknologji, kapacitete dhe që gjeneron punësim, edhe këtu në Shqipëri garanton që kemi kapacitetet e duhura për sigurinë e vendit”, përfundon mesazhin e tij Nufi.

Burimi ATSH

Rama: Do të hapim katër universitete të reja, një prej tyre ndërkombëtar për Mjekësinë në Fier

Kryeministri Edi Rama në podkastin “Flasim” në episodin e parë të sezonit të 7 u ndal gjerë sisht te shkollat,…

Global 360

Haxhiu: “Marshi për liri” nderoi sakrificën e UÇK-së dhe Republikën e Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka falënderuar organizatorët e “Marshit për liri”, i cili u mbajt…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Do të hapim katër universitete të reja, një prej tyre ndërkombëtar për Mjekësinë në Fier

Kryeministri Edi Rama në podkastin “Flasim” në episodin e parë të sezonit të 7 u ndal gjerë sisht te shkollat,…