PISA 2025, Rama: Shqipëria sot e para në matematikë në Ballkanin Perëndimor

Kryeministri Edi Rama foli sot për arsimin dhe rezultatet e Shqipërisë në testin ndërkombëtar PISA 2025, gjatë episodit të parë të sezonit të shtatë të podkastit “Flasim”.


Kryeministri Edi Rama foli sot për arsimin dhe rezultatet e Shqipërisë në testin ndërkombëtar PISA 2025, gjatë episodit të parë të sezonit të shtatë të podkastit “Flasim”.

Në nisje të fjalës së tij, Rama u ndal te përmirësimi i rezultateve të nxënësve shqiptarë, duke e cilësuar atë si rezultat të një pune të gjatë dhe të një transformimi tërësor në sistemin arsimor.

Sipas kryeministrit, përmirësimi nuk lidhet vetëm me investimet në infrastrukturën shkollore apo me cilësinë e teksteve, por edhe me mënyrën e administrimit dhe drejtimit të shkollave.

“Rezultatet e tij janë frut i një pune të gjatë, i një transformimi tërësor, i një përpjekje për të rritur jo thjesht cilësinë e infrastrukturës, as thjesht cilësinë e teksteve, por cilësinë e administrimit të shkollave”, u shpreh Rama.

Rama theksoi gjithashtu rëndësinë e përgatitjes së drejtuesve të shkollave, duke përmendur Shkollën e Drejtorëve dhe rritjen e numrit të drejtuesve që trajnohen në mënyrë të specializuar.

Rama e lidhi përmirësimin e rezultateve edhe me bashkëpunimin mes shkollës dhe prindërve, ndërsa vlerësoi kontributin e vetë nxënësve.

“Dhe patjetër edhe si rezultat i gjithë intensitetit të ndërveprimit mes shkollës, prindërve pa diskutim, nuk u heq asnjë presje atyre që nënvizojnë meritën e nxënësve”, tha ai.

Kryeministri argumentoi se nxënësit shqiptarë kanë qenë të njëjtët edhe në vitet e mëparshme, ndërsa ndryshimi, sipas tij, ka ardhur nga përmirësimi i faktorëve të tjerë që ndikojnë në cilësinë e arsimit.

“Ndërkohë nxënësit ishin po aty, ndërkohë që pjesët e tjera nuk ishin aty ashtu siç duhet dhe prandaj rezultatet e PISA-s më parë nuk kanë qenë të tilla”, u shpreh Rama.

Duke iu referuar pozicionimit të Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor, kryeministri tha se vendi e ka nisur përmirësimin nga fundi i klasifikimit dhe tashmë është ngjitur në krye, veçanërisht në matematikë.

“Shqipëria e filloi këtë ngjitje drejt majës së klasifikimit në Ballkanin Perëndimor nga fundi, ishin të fundit dhe të fundit me distancë nga të tjerët dhe sot jemi të parët në matematikë”, tha Rama.

Nxënësit shqiptarë kanë shënuar përmirësim në të tre fushat e vlerësuara nga testi ndërkombëtar PISA 2025, krahasuar me rezultatet e vitit 2022. Të dhënat u bënë të ditura nga ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro nga ministeriali i vendeve të OECD-së për publikimin e rezultateve të PISA 2025 ku Shqipëria ka regjistruar rritje me 65 pikë në matematikë, 59 pikë në shkencë dhe 50 pikë në lexim.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…