Ibrahimaj: 1179 aplikime në Startup Albania, mbështetja do të vijojë edhe për ata që nuk u shpallën fitues

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj reagoi sot pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes së fituesve të Startup Albania 2026, duke vënë theksin te mbështetja për të gjithë aplikantët, përfshirë edhe ata që nuk u shpallën fitues.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj reagoi sot pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes së fituesve të Startup Albania 2026, duke vënë theksin te mbështetja për të gjithë aplikantët, përfshirë edhe ata që nuk u shpallën fitues.

Ibrahimaj solli në vëmendje rastin e Kreshnik Markut, një prej aplikantëve të këtij viti, i cili nuk u përzgjodh mes fituesve, por vlerësoi transparencën e procesit. Sipas ministres, ky rast dëshmon rëndësinë e një ekosistemi ku të rinjtë nxiten të provojnë, të marrin feedback, të përmirësojnë idetë dhe të rikthehen me projekte më të konsoliduara.

“Çdo ide meriton një mundësi. Dua të përqendrohem tek 1179 aplikimet pas të cilave ka njerëz ka net pa gjumë, ide të zhvilluara ndër vite dhe mbi të gjitha guxim për të filluar. Çdo aplikim është një hap përpara. Kreshniku këtë herë nuk ishte mes fituesve të Startup Albania, por vlerësimi i tij për transparencën e procesit dhe thirrja që u bën të rinjve për të aplikuar tregojnë besimin që duam të ndërtojmë: të provosh, të marrësh feedback, të përmirësohesh dhe të rikthehesh më i fortë”, tha ajo.

Sipas ministres, këtë vit, 20 startup-e fituese kishin aplikuar edhe më parë. U rikthyen, përmirësuan projektet e tyre dhe ia dolën.

Ministrja bëri të ditur gjithashtu se për çdo aplikant të papërzgjedhur do të hapen sesione konsultimi me ekspertë, ku ata do të kenë mundësi të marrin vlerësime mbi aplikimin, të kuptojnë pikat që kanë funksionuar dhe aspektet që duhet të përmirësojnë në të ardhmen.

“Ne po hapim sesionet e konsultimit për çdo aplikant të papërzgjedhur, uluni me ekspertët tanë ballë për ballë për të kuptuar ku qëndronte aplikimi juaj, çfarë funksionoi dhe çfarë duhet fortësuar, dhe një plan përmirësimi për herën tjetër. Sepse ky ekosistem nuk ndërtohet vetëm me fitues, ndërtohet me çdo njeri që guxon të provojë dhe të ndërtojë”, tha ajo.

Ajo theksoi se mbështetja financiare për startup-et do të vijojë. Sipas saj, që nga viti 2022 janë financuar 22 milionë euro, ndërsa në buxhetin e vitit 2027 janë parashikuar edhe 6 milionë euro të tjera të dedikuara për këtë sektor.

Ibrahimaj tha se gjatë këtij viti synohet krijimi i Fondit Shqiptar të Inovacionit, përmes të cilit, sipas saj, do të mbështetet rritja dhe zhvillimi i startup-eve përtej fazës fillestare të financimit.

“Granti ishte vetëm fillimi, por ja çfarë vjen pas: gjatë këtij viti ne do të punojmë për të lançuar Fondin Shqiptar të Inovacionit, nëpërmjet të cilit ne do të investojmë që startup-et të rriten dhe jo vetëm të nisen. Ky është zotimi ynë ndaj jush: askush që guxon nuk do të mbetet vetëm dhe askush që aplikon nuk do të mbetet pas”, tha ajo.

Burimi ATSH

Ibrahimaj: 1179 aplikime në Startup Albania, mbështetja do të vijojë edhe për ata që nuk u shpallën fitues

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj reagoi sot pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes së fituesve të Startup Albania…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: 1179 aplikime në Startup Albania, mbështetja do të vijojë edhe për ata që nuk u shpallën fitues

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj reagoi sot pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes së fituesve të Startup Albania…