Karakaçi: Instalimi i bombolave të gazit sipas rregullave është jetik

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Markatomaj në Lezhë, ku gjashtë anëtarë të një familjeje, mes tyre dy fëmijë, mbetën të lënduar për shkak të rrjedhjes së gazit në banesë.


Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Markatomaj në Lezhë, ku gjashtë anëtarë të një familjeje, mes tyre dy fëmijë, mbetën të lënduar për shkak të rrjedhjes së gazit në banesë.

Në lidhje me ngjarjen reagoi edhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, i cili theksoi se siguria në përdorimin e gazit është përgjegjësi e të gjithëve.

Sipas ministrit, bazuar në pamjet e videos, mënyra e instalimit të bombolës së gazit dhe mënyra e ruajtjes së saj nga familja kanë qenë jashtë kushteve teknike të sigurisë, duke shkaktuar rrjedhjen e gazit brenda banesës.

Ai theksoi se bombolat e gazit i nënshtrohen kontrolleve të rrepta të sigurisë nga strukturat e Ministrisë gjatë importit, transportit dhe shitjes, por nënvizoi se përgjegjësia për sigurinë nuk përfundon me këto kontrolle.

Sipas ministrit, instalimi i bombolave duhet të kryhet në përputhje me rregullat teknike dhe ato duhet të mbahen larg fëmijëve.

Karakaçi u bëri thirrje qytetarëve që, në kushtet e përdorimit të gjerë të gazit, të tregojnë kujdes maksimal në zbatimin e rregullave të sigurisë teknike, në mënyrë që të evitohen ngjarje me pasoja të rënda.

“Ngjarja e rëndë në Lezhë na kujton se instalimi i bombolave sipas rregullave dhe ruajtja e tyre në mënyrë të sigurt, veçanërisht larg fëmijëve, janë jetike për të shmangur pasoja të rënda. Uroj shërim të shpejtë për të plagosurit”, theksoi ai.

Ibrahimaj: 1179 aplikime në Startup Albania, mbështetja do të vijojë edhe për ata që nuk u shpallën fitues

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj reagoi sot pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes së fituesve të Startup Albania…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: 1179 aplikime në Startup Albania, mbështetja do të vijojë edhe për ata që nuk u shpallën fitues

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj reagoi sot pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes së fituesve të Startup Albania…