Forcat e Armatosura stërvitje të përbashkët me ato italiane

Ministria e Mbrojtjes njofton se kontingjenti VIII i trupave të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut (RKV), i dislokuar në Novo Selo, Bullgari, në kuadër të misionit të NATO-s Forward Land Forces (FLF), zhvilloi stërvitje të përbashkët me palën italiane


Ministria e Mbrojtjes njofton se kontingjenti VIII i trupave të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut (RKV), i dislokuar në Novo Selo, Bullgari, në kuadër të misionit të NATO-s Forward Land Forces (FLF), zhvilloi stërvitje të përbashkët me palën italiane, me tema që përfshinë qitje luftarake, mbrojtje të afërt dhe patrullim gjatë natës.

Sipas MM, përmes trajnimit u konsoliduan aftësitë individuale dhe kolektive, duke rritur gatishmërinë operacionale dhe zbatimin e standardeve të përbashkëta.

Bashkëveprimi me personelin italian, vlerëson MM, dëshmoi vlerën dhe fuqinë e partneritetit me një vend mik dhe aleat në NATO.

“Së bashku, për ndërveprueshmëri më të lartë dhe përmbushjen me profesionalizëm të misionit”, shprehet Ministria e Mbrojtjes.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Peleshi thirrje subjekteve politike të distancohen nga nxitjet dhe thirrjet për dhunë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi dënoi sulmet ndaj godinës së Kuvendit dhe institucioneve publike gjatë protestës së dhunshme në Tiranë,…

Global 360

Meloni: Shqipëria dhe Mali i Zi përparësia afatshkurtër e zgjerimit të BE-së

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, fjalim para Senatit, përpara mbajtjes së Këshillit Evropian.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Peleshi thirrje subjekteve politike të distancohen nga nxitjet dhe thirrjet për dhunë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi dënoi sulmet ndaj godinës së Kuvendit dhe institucioneve publike gjatë protestës së dhunshme në Tiranë,…