Jaupaj: Turizmi natyror në Shqipëri në rritje, përgjegjësi për të ruajtur zonat e mbrojtura

Në një videomesazh në rrjetet sociale, ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj solli në vëmendje disa prej destinacioneve natyrore që mund të vizitohen gjatë fundjavës


Turizmi natyror në vendin tonë po shënon rritje, ndërsa gjithnjë e më shumë vizitorë po zgjedhin parqet kombëtare dhe zonat e mbrojtura për të eksploruar pasuritë natyrore të vendit.

Në një videomesazh në rrjetet sociale, ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj solli në vëmendje disa prej destinacioneve natyrore që mund të vizitohen gjatë fundjavës, që nga Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, te Parku Kombëtar i Llogorasë dhe Alpet Shqiptare.

Jaupaj nënvizon se Divjakë-Karavasta ofron mundësinë për të shijuar lagunën dhe biodiversitetin e saj, përfshirë pelikanin kaçurrel, ndërsa në Llogora “mali takohet me detin”.

“Mund të vizitoni parkun kombëtar Divjak-Karavasta mes lagunës, pyllit dhe Pelikanit Kaçurrel, Parkun Kombëtar të Llogorasë, ku mali takohet me detin ose parkun kombëtar të Alpeve në veri për natyrën dhe peizazhet e jashtëzakonshme. Në të gjitha këto zona ne kemi qendrat e vizitorëve dhe administratat tona të Zonave të Mbrojtura janë në terren, të gatshme për t’ju orientuar dhe për t’ju njohur me vlerat e çdo parku”, shtoi ai.

Sipas ministrit, turizmi natyror në Shqipëri po rritet bashkë me numrin e vizitorëve që zgjedhin zonat tona të mbrojtura.

“Kjo është një mundësi e madhe, por edhe përgjegjësi për të gjithë”, shprehet Jaupaj.

Jaupaj u bëri apel vizitorëve të tregohen të kujdesshëm gjatë qëndrimit në natyrë, të mos lënë mbetje, të mos ndezin zjarre dhe të respektojnë habitatet dhe biodiversitetin.

“Këtë të diel zgjidhni natyrën, shijojeni, por edhe mbrojeni atë”, apeloi ministri i Mjedisit.

Marrë nga ATSH

Ambasada britanike: E drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës

Ambasada britanike në Tiranë u bëri sot thirrje të gjitha palëve të respektojnë të drejtën për protestë paqësore dhe lirinë…

Global 360

Meloni: Shqipëria dhe Mali i Zi përparësia afatshkurtër e zgjerimit të BE-së

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, fjalim para Senatit, përpara mbajtjes së Këshillit Evropian.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasada britanike: E drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës

Ambasada britanike në Tiranë u bëri sot thirrje të gjitha palëve të respektojnë të drejtën për protestë paqësore dhe lirinë…