Hoxha pret sot homologun kroat, në fokus bashkëpunimi dypalësh

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, do të presë pasditen e sotme në Tiranë ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić Radman, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.

Takimi bilateral mes dy homologëve do të zhvillohet në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke nisur nga ora 16:30.

Pas përfundimit të bisedimeve, ministrat do të mbajnë rreth orës 17:30, një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të MEPJ-së, në qendër të diskutimeve do të jenë partneriteti mes Shqipërisë dhe Kroacisë, thellimi i bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë, zhvillimet rajonale, si dhe mbështetja për perspektivën evropiane të Shqipërisë.

Burimi ATSH

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia