Legalizimet në Lushnjë, Kadastra publikon listën e dosjeve për plotësim dokumentacioni

Agjencia Shtetërore të Kadastrës u bën thirrje qytetarëve që kanë aplikuar për legalizimin e ndërtimeve pa leje në zonën e Lushnjës të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm dhe të vendosin në dispozicion kontaktet e tyre, me qëllim vijimin e procedurave administrative.


Agjencia Shtetërore të Kadastrës u bën thirrje qytetarëve që kanë aplikuar për legalizimin e ndërtimeve pa leje në zonën e Lushnjës të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm dhe të vendosin në dispozicion kontaktet e tyre, me qëllim vijimin e procedurave administrative.

Pas verifikimeve të kryera në terren në njësitë administrative Bubullimë dhe Kolonjë, ku gjatë evidentimit të disa objekteve informale është konstatuar mosprania e poseduesve në banesa. Gjithashtu, në disa raste janë evidentuar praktika legalizimi me dokumentacion të paplotë, i cili duhet të plotësohet nga vetë aplikuesit.

ASHK Lushnjë u kërkon subjekteve aplikues për legalizim, të përfshirë në listat emërore bashkëlidhur njoftimit, të depozitojnë kontaktet telefonike pranë Drejtorisë Vendore. Kjo do t’u mundësojë punonjësve të institucionit të komunikojnë drejtpërdrejt me qytetarët, t’i orientojnë mbi dokumentet që mungojnë dhe të vijojnë procedurat për evidentimin dhe formalizimin e ndërtimeve pa leje.

Ky proces lidhet me një qasje më të gjerë të ASHK-së për formalizimin me transparencë, ku qytetari duhet të ketë të qartë se ku ndodhet dosja e tij, çfarë e pengon përfundimin e saj dhe cilat janë hapat që duhet të ndjekë. Pas përfundimit të punës në çdo zonë, rezultatet do të bëhen publike dhe rastet do të qartësohen sipas statusit të tyre: qytetarët që pajisen me titull pronësie; qytetarët, dosjet e të cilëve nuk mund të përfundojnë për shkak të dokumentacionit të munguar, të cilët do të njoftohen konkretisht se çfarë duhet të plotësojnë; si dhe qytetarët që nuk janë gjetur në banesë gjatë verifikimit në terren dhe duhet të kontaktojnë institucionin.

Në këtë mënyrë, procesi nuk përfundon thjesht me verifikimin në terren. Për çdo zonë synohet të ketë një rezultat të qartë dhe të verifikueshëm: kush e ka përfunduar procesin dhe është pajisur me titull, kujt i mungon dokumentacioni dhe kush duhet të paraqitet pranë institucionit.

Procesi vijon në zbatim të ligjit nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe akteve nënligjore përkatëse, përfshirë VKM nr. 1040/2020 dhe VKM nr. 1178/2020, të ndryshuara. Më poshtë linku me listën emërore të subjekteve.

Marrë nga ATSH

Hoxha njofton ngritjen e Pranisë Diplomatike Virtuale, shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha e cilëson shërbimin konsullor për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, një…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha njofton ngritjen e Pranisë Diplomatike Virtuale, shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha e cilëson shërbimin konsullor për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, një…