Transmetohen “Citimet klasike të parapëlqyera të Xi Jinping-ut” në mediat kryesore të vendeve të OBSh-së

Me rastin e pjesëmarrjes së presidentit kinez Xi Jinping në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait 2026 dhe të vizitës së tij shtetërore në Kirgizistan, të dielën u zhvillua në kryeqytetin e Kirgizistanit Bishkek ceremonia e nisjes së transmetimit në versione shumëgjuhëshe të dokumentarit “Citimet klasike të parapëlqyera të Xi Jinping-ut”, të prodhuar nga Grupi Mediatik i Kinës


Me rastin e pjesëmarrjes së presidentit kinez Xi Jinping në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait 2026 dhe të vizitës së tij shtetërore në Kirgizistan, të dielën u zhvillua në kryeqytetin e Kirgizistanit Bishkek ceremonia e nisjes së transmetimit në versione shumëgjuhëshe të dokumentarit “Citimet klasike të parapëlqyera të Xi Jinping-ut”, të prodhuar nga Grupi Mediatik i Kinës. Presidenti kirgizistanas Sadyr Nurgozhoevich Japarov dërgoi një letër urimi lidhur me transmetimin e dokumentarit.

Që nga 30 gushti, “Citimet klasike të parapëlqyera të Xi Jinping-ut” do të transmetohet në mediat kryesore të vendeve të OBSh-së, duke përfshirë Kompaninë Kombëtare të Radiotelevizionit të Kirgizistanit, degën e Bjellorusisë të Kompanisë Ndërkombëtare të Radiotelevizionit “Paqja”, Televizionin “Khaber” të Kazakistanit, Korporatën Televizive të Pakistanit etj.

“Citimet klasike të parapëlqyera të Xi Jinping-ut” fokusohet në tema si zhvillimi ekonomik, inovacioni tekniko-shkencor, qytetërimi ekologjik e mirëqenia sociale. Në të janë përzgjedhur citatet dhe veprat klasike kineze të cituara në fjalimet dhe artikujt e presidentit Xi Jinping, të cilat demonstrojnë plotësisht përvojën e vlefshme që ofron Kina për qeverisjen globale.

Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e nisjes, drejtori i CMG-së Shen Haixiong u shpreh që transmetimi i dokumentarit “Citimet klasike të parapëlqyera të Xi Jinping-ut” në vendet e OBSh-së është një praktikë e gjallë për zbatimin e konsensusit të arritur nga krerët e shteteve të OBSh-së dhe për thellimin e miqësisë, shtimin e besimit të ndërsjellë dhe zgjerimin e shkëmbimeve midis tyre. Dokumentari do t’i ndihmojë shikuesit të njohin më mirë kulturën, zgjuarsinë dhe shpirtin e Kinës.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Videokartolinë nga Gjirokastra, qyteti i gurtë vijon të tërheqë turistë

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një videokartolinë nga Gjirokastra, duke sjellë në vëmendje bukuritë dhe atmosferën e…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Videokartolinë nga Gjirokastra, qyteti i gurtë vijon të tërheqë turistë

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një videokartolinë nga Gjirokastra, duke sjellë në vëmendje bukuritë dhe atmosferën e…