Sesioni hapës i Kongresit Botëror të Ligjit, Gogu: Shqipëria zgjodhi reformën në drejtësi edhe kur dukej e pamundur

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, foli për reformën shqiptare në drejtësi si pjesë të debatit global mbi sundimin e ligjit gjatë sesionit hapës të aktiviteteve për Kongresin Botëror të Ligjit që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Tiranë.


Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, foli për reformën shqiptare në drejtësi si pjesë të debatit global mbi sundimin e ligjit gjatë sesionit hapës të aktiviteteve për Kongresin Botëror të Ligjit që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Tiranë.

Në fjalimin e tij, Gogu theksoi se “sundimi i ligjit nuk ndërtohet njëherë e përgjithmonë” dhe se sfida sot nuk është vetëm ndërtimi i institucioneve, por ruajtja e besimit tek ato.

Duke e vendosur zhvillimin shqiptar në një kontekst më të gjerë ndërkombëtar, ministri u ndal te prirjet globale, ku sipas tij, në vitet e fundit treguesit e sundimit të ligjit në më shumë se gjysmën e vendeve kanë pasur stanjacion ose përkeqësim, ndërsa demokracitë përballen me prova gjithnjë e më të forta.

Në këtë panoramë, ai theksoi se Shqipëria përfaqëson një rast të veçantë, “Shqipëria përfaqëson diçka që sot nuk është e zakonshme: vendosmërinë për të reformuar veten”, edhe kur reforma ka kosto, kërkon kohë dhe përballet me skepticizëm.

Duke iu referuar reformës së vitit 2016, Gogu theksoi se ajo nuk ishte një ndërhyrje teknike, por një zgjedhje për të ndryshuar marrëdhënien mes pushtetit dhe ligjit, duke kaluar drejt një sistemi që vetëqeveriset përmes institucioneve të pavarura.

Ministri vuri në dukje se procesi i reformës ka qenë i shoqëruar me debat publik të fortë, të cilin e cilësoi si pjesë të domosdoshme të transformimit. “Drejtësia nuk ndërtohet fshehurazi. Ajo ndërtohet në sytë e publikut dhe përmes besimit të tij”, u shpreh ai.

Në përmbyllje, Gogu theksoi se shteti i së drejtës mbetet një proces i vazhdueshëm, që kërkon institucione që korrigjojnë vetveten, shoqëri që nuk heqin dorë nga kërkesa për drejtësi dhe vullnet politik për të reformuar, edhe kur kjo duket e vështirë.

Sesioni hapës shënon nisjen e një serie aktivitetesh që do të kulmojnë me organizimin e Kongresit Botëror të Ligjit në Tiranë në vitin 2027, duke e vendosur Shqipërinë në qendër të një debati ndërkombëtar mbi drejtësinë dhe demokracinë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama merr pjesë në Samitin e Euro News për turizmin në Bruksel

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin e Euro News për Turizmin, që do të zhvillohet sot, më…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama merr pjesë në Samitin e Euro News për turizmin në Bruksel

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin e Euro News për Turizmin, që do të zhvillohet sot, më…