Protestë në Mitrovicë: Të gjithë për një dhe një për të gjithë për çlirimtarët

Edhe në Mitrovicë u mbajt protesta kundër aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së dhe në mbështetje të UÇK-së.


Edhe në Mitrovicë u mbajt protesta kundër aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së dhe në mbështetje të UÇK-së.

Kryetari i OVL-UÇK-së në Mitrovicë, Rafet Ibishim, shprehu zhgënjimin me aktgjykimin në Hagë.

“Sot po presim që me marrë pjesë një numër më të madh të pjesëmarrësve në këtë protestë. Edhe ne si qytet, si e gjithë Kosova, jemi të dëshpëruar nga gjykata e Dhomave të Specializuara që morën vendim të padrejtë”, tha Ibishi.

I pranishëm në protestë ishte dhe hoxha nga Mitrovica, njëherësh edhe luftëtar i UÇK-së, Fatmir Latifi.

Lexo po ashtuMbrojtja e Hashim Thaçit kërkon lirimin e tij me kusht, ish-presidenti ofron garanci 50 mijë euroAi tha për KosovaPress se aktgjykimi dënues ndaj katërshes së UÇK-së ishte një vendim politik dhe se shpreson që ata do të lirohen.

“Neve shqiptarëve nuk na veniten shpresat. Shpresën në Zot, pastaj duhet shteti të këndellet edhe të bëhemi tok se bashku edhe të vazhdohet me rrugët ligjore dhe juridike në mënyrë që të na kthehen heronjtë tanë.

Këtu kam dalë të demonstrojë bashkë me xhematin tim si dhe kësaj shqiptarie, për të iu bërë me dije të gjithë njerëzimit se ne jemi bashkë: të gjithë për një dhe një për të gjithë”, tha ai.

Në protestën e Mitrovicës në mbështetje të krerëve të UÇK-së ishin edhe studentët.

Njomza Gashi nga Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” tha se nuk mund të qëndrojnë indiferentë ndaj padrejtësisë.

“Dhe sot, përballë asaj që sot padrejtësisht po mbahet në Hagë, ne nuk mund të rrimë indiferentë. Sepse kjo nuk është vetëm çështje e disave njerëzve. Është një plagë që prek kujtesën dhe historinë e një populli. Është një çështje që prek familjet, luftëtarët, të mbijetuarit, të zhdukurit, nënat, baballarët dhe çdo qytetar që e di se çfarë ka kaluar Kosova…Sot, nga zemra e Mitrovicës, dua të me thënë diçka shumë të thjeshtë: Ne kërkojmë drejtësi për çlirimtarët tanë. Jo privilegj, jo hakmarrje, jo urrejtje”, tha Gashi.
Vajza e dëshmorit Afrim Hajrizi, Elxhonije në protestën e sotme tha se Ushtria Çlirimtare të Kosovës është amanet.

“Nga ky shesh dhe në emër të të gjithë fëmijëve të dëshmorëve të Kosovës, u themi atyre në Hagë dhe mbarë botës se UÇK-ja është amanet…Babai im nuk u kthye nga lufta. Ai mbeti atje bashkë me shumë burra e gra të tjerë që sot nuk kanë më mundësi të flasin për veten.

​U rrita me një krenari që nuk mund të ma marrë askush. Krenarinë që babai dhe shumë luftëtarë të tjerë dhanë jetën për lirinë e vendit të tij”, tha ajo.

Ajo mes emocioneve tha se i dhemb aktgjykimi dënues ndaj tyre dhe se e kundërshton këtë proces juridik.

“Sot më dhemb kur shoh se katër njerëzit, katër luftëtarët tanë, njerëzit që përfaqësuan UÇK-në, ndodhen në Hagë. Unë jam këtu sot para të gjithë juve për të kundërshtuar një proces juridik. Jam këtu për të thënë se pas këtyre katër emrave janë familje që po e përjetojnë këtë situatë me dhimbje. Lufta e UÇK-së është e shenjtë. Mos e humbni nderin dhe respektin për ata që dhanë jetën për këtë liri. Lufta e tyre ka qenë dhe mbetet luftë për liri, për dinjitet të popullit tonë”, shtoi ajo.

Protesta në Mitrovicë u mbajt në kuadër të protestave në qytete të Kosovës, organizuar nga OVL-UÇK.

/Kosovapress/

Lexo më shumë nga

Shqipëri-Greqi, shkëmbimi elektronik i të dhënave nga Kakavija drejt pikave të tjera kufitare

Në Tiranë u zhvillua Takimi i 14-të Bilateral i Nivelit të Lartë mes administratave doganore të Shqipërisë dhe Greqisë, ku…

Global 360

Protestë në Mitrovicë: Të gjithë për një dhe një për të gjithë për çlirimtarët

Edhe në Mitrovicë u mbajt protesta kundër aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së dhe në mbështetje të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëri-Greqi, shkëmbimi elektronik i të dhënave nga Kakavija drejt pikave të tjera kufitare

Në Tiranë u zhvillua Takimi i 14-të Bilateral i Nivelit të Lartë mes administratave doganore të Shqipërisë dhe Greqisë, ku…