Rreth 6 milionë euro fonde IPA për bashkëpunimin ndërkufitar Shqipëri–Mali i Zi

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural shqyrtoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 2, me shkëmbim të letrash, të marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi–Shqipëri 2021–2027”.

Gjermania rikonfirmon mbështetjen për Shqipërinë me paketë të re financiare

Qeveria e Shqipërisë dhe qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë përmbyllën me sukses Negociatat për Bashkëpunimin për Zhvillim 2026 në Tiranë, duke perfunduar me nënshkrimin e Protokollit të ri të Bashkëpunimit për Zhvillim për periudhën 2026–2028.

Çano: 29 milionë euro mbështetje e re nga Gjermania për zhvillimin dhe reformat

Protokolli i bashkëpunimit u nënshkrua nga drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), Eridana Çano dhe përfaqësuesja e Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (BMZ), Heike Backofen-Warnecke.

Drejtoresha e Përgjithshme e SASPAC takim kortezie me Ambasadorin e Egjiptit

Drejtoresha e Përgjithshme e SASPAC, znj. Eridana Çano, priti në një takim kortezie Ambasadorin e Egjiptit në Shqipëri, z. Hassan Shawky.

BE i dha 100 milionë euro Shqipërisë, Çano: Raportuam për 41 masa reformash

Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Planifikimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), Eridana Çano foli sot në një intervistë televizive për mbështetjen me 100 milionë euro fonde të Shqipërisë nga Bashkimi Evropian.

Çano: Shqipëria kryeson në rajon me zbatimin e reformave për integrimin në BE

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI) organizoi tryezë të rrumbullakët me temë: “Monitorimi i Agjendës së Reformave në Shqipëri”, ku u diskutua progresi i vendit në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje (RGF).

Shqipëria dhe OLAF thellojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e fondeve të BE-së

Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, (SASPAC) Eridana Çano priti në një takim Salla Saastamoinen, Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF)

Forumi i Lidhshmërisë, Çano: Projekti Co4Co si katalizator i transformimit rajonal

Përmirësimi i lidhjes hekurudhore dhe integrimi i rajonit të Adriatikut Jugor në politikat e transportit të Bashkimit Europian është në fokus të projektit Co4Co, i zbatuar në Shqipëri nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor, Çano takim me përfaqësues të BB

Në kuadër të misionit teknik të Bankës Botërore për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor (TTFP 2.0)”, në ambientet e Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës u zhvillua një takim pune.

Shqipëria merr drejtimin e Komitetit Monitorues të “Interreg Europe”, vendi i parë kandidat që mban këtë rol

Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës e konsideroi këtë “një hap historik që reflekton rritjen e rolit tonë në bashkëpunimin ndërajonal evropian”.