Rama: Krijuam Diellën për t’i bërë shërbimet publike më të aksesueshme dhe shtetin më llogaridhënës

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, se Shqipëria është vendi i parë që solli një instrument të inteligjencës artificiale në arkitekturën e qeverisë përmes Diellës, ministres së inteligjencës artificiale.

Rama theksoi se “kjo nuk u bë për të transferuar sovranitetin nga njerëzit te makina”.

Por, sipas tij, synimi është për t’i bërë shërbimet publike më të aksesueshme, procedurat më transparente dhe shtetin më llogaridhënës.

“Asnjë makinë nuk mbart legjitimitet demokratik, asnjë algoritëm nuk trashëgon përgjegjësi kushtetuese. Pas çdo vendimi me ndikim publik duhet të mbetet një mandat ligjor, një institucion njerëzor e një emër që mund të thirret për t’u përgjigjur”, theksoi Rama.

Rama theksoi se brenda një vendi inteligjenca artificiale mund të reduktojë distancën midis qytetarëve dhe shërbimeve publike.

“Ndërkohë që inteligjenca artificiale jashtë llogaridhënies mund të eliminojë distancën midis gënjeshtrës dhe mendjes njerëzore”, shtoi ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…