
Rama në OKB: Duhet ndërtuar një inteligjencë artificiale që fuqizon qenien njerëzore
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u ndal tek inteligjenca artificiale, përfitimet dhe rreziqet e përdorimit të saj.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u ndal tek inteligjenca artificiale, përfitimet dhe rreziqet e përdorimit të saj.
Rama theksoi se Shqipëria nuk është zhvilluese e modeleve të fjalës së fundit, por është një komb që e ka jetuar tashmë të ardhmen që të tjerët ende janë duke e debatuar.
“Kush mund të hyjë në mendjen e një qytetari, të imitojë një zë të besuar, të prodhojë një realitet kalibruar mbi frikërat e një personi e ta bëjë këtë miliona herë në të njëjtën kohë”, shtoi Rama, duke folur për potencialin e inteligjencës artificiale.
Por sipas tij, “rreziku i menjëhershëm e më i madh nuk është se inteligjenca artificiale do të ndalet së binduri njerëzimit”.
“Rreziku më i madh do të jetë që do t’i bindet në mënyrë të përkryer individit të gabuar. Sfida vjen në tre nivele. Në fakt debati publik përfytyron makina që zgjohen dhe kanë ambicie dhe kthehen kundër krijuesve të tyre. Por sistemet me të cilat përballemi sot nuk zgjohen me urrejtje në zemrën e tyre. Shumëfishojnë tonën. Ato nuk kanë ambicie të vetën, por u shërbejnë ambicieve të të tjerëve. Nuk mbajnë flamuj, por mund të dislokohen nga një shtet. Nuk thonë gënjeshtra për interes të tyre, por mund të thonë miliarda gënjeshtra për llogaritë e të tjerëve”, tha Rama.
Në të njëjtën kohë, Rama theksoi se stimujt ekonomikë që rrethojnë inteligjencën artificiale shpërblejnë gjithmonë e më tepër zëvendësimin e përpjekjes njerëzore në vend të zgjerimit e rritjes së kapacitetit njerëzor.
“Kur suksesi matet vetëm me sa shumë punë i heq makina qenies njerëzore, mund të krijojmë institucione më efikase, por do të kemi njerëz më pak të aftë. Një civilizim që e përjashton përpjekjen në vijim, mund t’ia kontraktojë dijen. Një civilizim që ua lë në dorë dijen të tjerëve, mund në vijim të lërë në dorë gjykimin”, shtoi Rama.
Por, sipas tij, “mund të ndërtohet një inteligjencë artificiale që mëson, në vend që thjesht të përgjigjet, që orienton në vend që thjesht të komandojë”.
Rama tha se duhet ndërtuar një inteligjencë artificiale që fuqizon qenien njerëzore, në vend që qenia njerëzore të bëhet e varur prej saj.
“Pyetja nuk shtrohet se sa shpejt e kreu punën makina. Duhet të shtrojmë pyetjen: Kush e kuptoi vendimin, kush mund ta kundërshtojë këtë vendim dhe kush përgjigjet për vendimin kur është i gabuar?”, shtoi ai.
Burimi ATSH

















