Shqipëri-Greqi, shkëmbimi elektronik i të dhënave nga Kakavija drejt pikave të tjera kufitare

Në Tiranë u zhvillua Takimi i 14-të Bilateral i Nivelit të Lartë mes administratave doganore të Shqipërisë dhe Greqisë, ku Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti homologun grek, Dimitrios Bourikos.


Shqipëria dhe Greqia synojnë të forcojnë bashkëpunimin doganor përmes menaxhimit të përbashkët të kufirit, shkëmbimit elektronik të të dhënave dhe lehtësimit të tregtisë e lëvizjes mes dy vendeve.

Në Tiranë u zhvillua Takimi i 14-të Bilateral i Nivelit të Lartë mes administratave doganore të Shqipërisë dhe Greqisë, ku Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti homologun grek, Dimitrios Bourikos.

Në fokus të takimit ishin menaxhimi i përbashkët i kufirit, lehtësimi i procedurave tregtare, funksionalizimi i Green Lanes dhe SEED+, digjitalizimi dhe shkëmbimi elektronik i të dhënave, si dhe forcimi i bashkëpunimit kundër kontrabandës dhe trafiqeve të paligjshme.

Një nga zhvillimet konkrete të diskutuara ishte shkëmbimi elektronik i të dhënave në pikën kufitare të Kakavijës. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, faza e zbatimit nga pala shqiptare ka përfunduar dhe të dhënat po transmetohen drejt administratës doganore greke.

Ky bashkëpunim synohet të shtrihet gradualisht edhe në pikat e tjera kufitare, me qëllim përmirësimin e analizës së riskut, përshpejtimin e procedurave dhe rritjen e efikasitetit të kontrolleve doganore.

Gjatë takimit u diskutua edhe për monitorimin e flukseve dhe orareve në pikat e përbashkëta kufitare, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet strukturave doganore të dy vendeve dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit Sarandë-Korfuz.

Në kuadër të procesit të integrimit europian, administratat doganore shkëmbyen eksperienca lidhur me sistemet digjitale doganore të Bashkimit Europian, ndërveprueshmërinë dhe menaxhimin e riskut. Palët ranë dakord për vijimin e bashkëpunimit teknik, trajnimeve dhe shkëmbimit të ekspertizës.

Takimi u përmbyll me dakordësimin për hapa të mëtejshëm drejt funksionalizimit të plotë të Green Lanes, zgjerimit të shkëmbimit elektronik të të dhënave dhe forcimit të bashkëpunimit operacional mes administratave doganore të Shqipërisë dhe Greqisë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

Kryeministri Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Global 360

Kosova dhe Italia konfirmojnë partneritetin në fusha me interes të përbashkët

Presidentja Justina Shiroka-Pula priti ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

Kryeministri Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.