SASPAC, dialog për iniciativa strategjike dhe partneritete financiare

Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) organizoi takimin kombëtar të aktorëve dhe workshop-in e parë tematik në kuadër të projektit EUSAIR Stakeholders Engagement Point (StEP), me fokus “Cross-Sectoral Foresight & Financial Partnerships”.

Çano: Shqipëria përmbushi 38 hapa reformash, 215 milionë euro financim të lidhura me rezultatet

Drejtoresha e Përgjithshme e SASPAC dhe Koordinatorja Kombëtare për RGF, Eridana Çano, e bëri të ditur këtë gjatë Tirana Connectivity Forum 2026, në panelin “Readiness under Scrutiny: Reform and Growth Facility (RGF) and Institutional Preparedness for EU Performance-based Instruments”.

SASPAC: 118 projekte me rëndësi kombëtare me vlerë investimi 14,8 miliardë euro

Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) ka përditësuar Listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare (NSPP), e cila përfshin 118 projekte me një vlerë të parashikuar investimesh prej 14,8 miliardë eurosh.

Cano takim me ambasadoren e Kinës: Koordinim i projekteve konkrete me ndikim për komunitetet

Drejtoresha e Përgjithshme e SASPAC, Eridana Cano, priti sot në takim kortezie ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, Pang Chunxue.

Shqipëria dorëzon ciklin e tretë të raportimit të Agjendës së Reformave pranë Komisionit Evropian

Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) dorëzoi pranë Komisionit Evropian ciklin e tretë të raportimit në kuadër të Facilitetit për Reforma dhe Rritje (RGF).

SASPAC: Mbështetje për bashkitë në programet e BE-së, 226 projekte në zbatim me vlerë 44.6 milionë euro

Në takimin “Bashkitë dhe Politikat e Kohezionit”, me pjesëmarrjen e kryetarëve të bashkive dhe stafeve të tyre, drejtoresha e Përgjithshme e Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), Eridana Çano, vuri theksin te mbështetja që u ofrohet bashkive për pjesëmarrjen në programet e BE-së, përmes asistencës teknike, informimit dhe trajnimeve për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve.

BE vlerëson progresin e Shqipërisë në zbatimin e IPA dhe Planit të Rritjes

Bashkimi Evropian dhe qeveria e Shqipërisë mbajtën dy mbledhje të monitorimit të përvitshëm në Tiranë më 9 dhe 10 qershor për shqyrtimin e progresit me zbatimin e asistencës financiare të BE-së në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje (RGF) dhe Instrumentit për Ndihmën e Paraanëtarësimit (IPA).

Rreth 6 milionë euro fonde IPA për bashkëpunimin ndërkufitar Shqipëri–Mali i Zi

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural shqyrtoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 2, me shkëmbim të letrash, të marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi–Shqipëri 2021–2027”.

Gjermania rikonfirmon mbështetjen për Shqipërinë me paketë të re financiare

Qeveria e Shqipërisë dhe qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë përmbyllën me sukses Negociatat për Bashkëpunimin për Zhvillim 2026 në Tiranë, duke perfunduar me nënshkrimin e Protokollit të ri të Bashkëpunimit për Zhvillim për periudhën 2026–2028.

Çano: 29 milionë euro mbështetje e re nga Gjermania për zhvillimin dhe reformat

Protokolli i bashkëpunimit u nënshkrua nga drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), Eridana Çano dhe përfaqësuesja e Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (BMZ), Heike Backofen-Warnecke.