Rama: Ndërtojmë mburoja kundër raketave, por fëmijët janë të pambrojtur nga manipulimi në rrjetet sociale

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Nju-Jorku se, e kemi lënë të gjithë trurin e fëmijëve tanë pa mburojë


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Nju-Jorku se Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë qenë kurrë më të ndara se sot.

Në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane në Nju-Jork, Rama tha se ka një tjetër ndasi që po dëmton botën dhe ajo është ndasia në vendet e mëdha që supozohet të na tregojnë rrugën.

“Këtu u kalua nga Shqipëria në Kosovë, në komunitetin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, tek ai komuniteti i vogël i Malit të Zi dhe u tha: “Të ndarë, të ndarë, të ndarë, të ndarë”. A mos është Amerika e bashkuar? A mos është Europa e bashkuar? A njihni ndonjë vend demokratik sot të bashkuar? S’kanë qenë kurrë më në ndasi. Nuk i kam parë kurrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës më të ndarë. Nuk e kam parë kurrë Francën më të ndarë. Nuk e kam parë kurrë Gjermaninë më të ndarë. S’kam parë asnjë”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se “jemi në një klub të madh dhe të gjithë janë të ndarë”.

“Ka edhe më keq. Të rinjtë tanë janë edhe më të ndarë e më në ndasi sesa vendet tona dhe ka dhe më keq. Truri, mendja e fëmijëve tanë është e ndarë, sepse ndërkohë që ne rrekemi të kuptojmë se si të mbrojmë vendet tona, si të mbrojmë demokracitë tona, si të mbrojmë klubin tonë të dashur, NATO-n, nga raketat e armikut, si të ndërtojmë kupolat e hekurta, kupola të florinjta, si të ndërtojmë mburoja që na mbajnë të sigurt në një luftë imagjinare të së të së ardhmes, e kemi lënë të gjithë trurin e fëmijëve tanë pa mburojë”, shtoi Rama.

Ndaj, sipas tij, “armiqtë e vendeve tona nuk kanë nevojë të na ndjekin pas me raketa, por na sulmojnë duke u përzierë me trurin e të rinjve tanë çdo orë, përmes telefonit celular dhe përmes medias sociale”.

“Nuk po jetojmë më në civilizimin ku arsimi më i mirë, ku sjellja më e mirë, ku mënyra më e mirë e komunikimit mes njerëzve është zhvilluar. Po jetojmë barbarinë. Nuk bëjmë dot të njëjtën gjë me armiqtë tanë, sepse ata i kanë mbrojtur, kanë vënë mburojë për njerëzit e tyre. Ne nuk mund të shkojmë e të përzihemi me mendjet e fëmijëve kinezë, sepse janë të mbrojtur. Nuk po bëhem avokat për të mbyllur median sociale. Nuk është se po avokatoj që të përndjekim apo të ndikojmë lirinë e shprehjes”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ajo për të cilën avokaton sot është që “e vërteta kurrë nuk ka qenë më e shpërfillur, më e abuzuar, më e konsumuar në emër të gënjeshtrës, në emër të manipulimit dhe në emër të së keqes”.

“Po, jemi të ndarë, por këto ndasi në fund të fundit na dëmtojnë vetëm ne, dhe ne shqiptarët jemi rritur duke dëmtuar veten për shekuj të tërë. Por ka dhe një tjetër ndasi që po dëmton botën dhe ajo është ndasia në vendet e mëdha që supozohet të na tregojnë rrugën. Është ndasia në vendet e mëdha që supozohet ta mbajnë pishtarin ndezur. Ndaj iu takon atyre të zgjedhin se çfarë duan të bëjnë. Ne shqiptarët do të mbetemi gjithmonë shqiptarë”, shtoi Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëri-Greqi, shkëmbimi elektronik i të dhënave nga Kakavija drejt pikave të tjera kufitare

Në Tiranë u zhvillua Takimi i 14-të Bilateral i Nivelit të Lartë mes administratave doganore të Shqipërisë dhe Greqisë, ku…

Global 360

Protestë në Mitrovicë: Të gjithë për një dhe një për të gjithë për çlirimtarët

Edhe në Mitrovicë u mbajt protesta kundër aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së dhe në mbështetje të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëri-Greqi, shkëmbimi elektronik i të dhënave nga Kakavija drejt pikave të tjera kufitare

Në Tiranë u zhvillua Takimi i 14-të Bilateral i Nivelit të Lartë mes administratave doganore të Shqipërisë dhe Greqisë, ku…