Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha sot se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pezulluar çdo veprimtari në lidhje me procesin zgjedhor në Tiranë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet në kryeqytet.


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha sot se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pezulluar çdo veprimtari në lidhje me procesin zgjedhor në Tiranë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet në kryeqytet.

Celibashi theksoi se vijon përgatitja për pesë bashkitë e tjera për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen më datën 9 nëntor.

“Çdo veprim i KQZ-së, i çdo lloj natyre apo angazhimi tjetër që lidhet me përgatitjen e zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës, është pezulluar që ditën e djeshme më datën 9 tetor. Është e sigurt se do të zhvillohen zgjedhjet për 5 bashkitë e tjera përjashto Tiranën, pra në Vlorë, Cërrik, Mat, Berat dhe Tepelenë”, tha Celibashi.

“Gjykata Kushtetuese ka pezulluar efektet për atë pjesë të dekretit të presidentit. Është sikur ai dekret të mos ekzistojë. Do të ishim në shkelje të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor nëse KQZ do të vazhdonte me procesin përgatitor të zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës”, tha kryekomisioneri.

“KQZ nuk mund të kryejë asnjë lloj veprimi që lidhet me procesin zgjedhor në bashkinë e Tiranës. Do të vendosë Gjykata Kushtetuese, mbi këtë çështje dhe pastaj do të shohim për më tej, por kjo është e sigurt, KQZ nuk është duke zhvilluar asnjë veprimtari që lidhet me përgatitjen e procesit zgjedhor për bashkinë e Tiranës për datën 9 nëntor”, u shpreh Celibashi.

Celibashi nënvizoi më tej se “zgjedhjet nuk mund të zhvillohet më parë se 30 ditë nga momenti kur është njoftuar vakanca dhe jo më vonë se 45 ditë nga ky moment. Periudha minimale për të përgatitur procesin zgjedhor në rastin e zgjedhjeve të pjesshme do të jetë 30 ditë nga momenti i njoftimit të vakancës”.

Celibashi u shpreh se duhet të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të vijuar më tej duke shpjeguar etapat që duhen kryer për mbajtjen e zgjedhjeve.

Sipas Celibashit, cilindo vendim të marrë Kushtetuesja, zhvillimi i procesit zgjedhor në datën 9 nëntor në kryeqytet është thuajse i pamundur.

“Kur vijmë te kandidatët, kemi rastin e kandidatëve të pavarur do të duhet të regjistrohen nëpërmjet një procesi që jo vetëm kërkon kohë e ditë, por përmban edhe disa të drejta që nuk ua mohon atyre. Duhet të paraqesin nismëtarë, interesin për zgjedhjet, duhet që KQZ ta pajisë me formularët për mbledhjen e nënshkrimeve dhe këtë formular për Tiranën nuk mund ta vendosim tani në dispozicion se është e pezulluar. Kështu që janë disa veprime juridike të obliguara për t’u kryer si nga KQZ. Kështu që mendoj se do të ishte më me dobi që ta themi që zhvillimi i procesit zgjedhor në datën 9 është thuajse i pamundur”, tha Celibashi.

Gjykata Kushtetuese pezulloi dje dekretin e Presidentit të Republikës për shpalljen e datës së zgjedhjeve në bashkinë e Tiranës.

Gjykata Kushtetuese njoftoi se “vendosi njëzëri të kalojë çështjen me kërkues Erjon Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 tetor 2025 dhe të pezullojë dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë”.
Presidenti Begaj dekretoi 9 nëntorin si datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore në 6 bashki, përfshirë dhe Tiranën kryebashkiaku i së cilës u shkarkua me vendim të Këshillit të Ministrave.

Burimi ATSH

Spiropali: Pasaporta Europiane, agjendë me objektiva konkretë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, prezantoi sot në Komisionin Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme…

Global 360

“Skifteri”, droni i parë i prodhuar në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka përuruar të shtunën dronin e parë të prodhuar në Kosovë, “Skifteri”, i ndërtuar nga…

Diplovista

Sala për prestigjiozen “AuntMinnieEurope”: Program kombëtar diagnostikimi i fuqizuar nga teknologjia digjitale dhe AI

Ndërsa Shqipëria është në rrugën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, vendi përballet me një dekadë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali: Pasaporta Europiane, agjendë me objektiva konkretë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, prezantoi sot në Komisionin Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme…