Ylli: Taekwondo, shumë shpejt në projektin e Ekipeve Sportive në Shkolla

Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli mori pjesë në ceremoninë e hapjes së edicionit të 6-të të “Albanian Open G1”, që po mbahet në Pallatin e Sportit “Feti Borova” në Tiranë.


Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli mori pjesë në ceremoninë e hapjes së edicionit të 6-të të “Albanian Open G1”, që po mbahet në Pallatin e Sportit “Feti Borova” në Tiranë.

Ylli është shoqëruar nga dy zv/presidentët e Unionit Europian të Taekwondo, Endrit Hoxha dhe Slavi Binev, si edhe nga Michalis Mouroutsos, anëtar i Kryesisë së Unionit Europian të Taekwondo dhe atleti i parë kampion olimpik për sportin e Taekwondo.

Ylli ka vlerësuar organizimin e këtij aktiviteti, që tashmë është kthyer në traditë dhe po bëhet një aktivitet shumë i rëndësishëm në agjendën europiane të Taekwondo.

Më pas, Ylli ka pritur në zyrën e tij zv.presidentin Slavi Binev, që njëherësh është dhe presidenti i Federatës Bullgare të Taekwondo, me të cilin diskutoi mundësitë e bashkëpunimit për sportin e Taekwondo, që shumë shpejt do të përfshihet në projektin e Ekipeve Sportive në Shkolla.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama viziton Nova Site në Izrael: Një vend që kumbon pa fjalë

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama ka nisur vizitën zyrtare në Izrael

Global 360

Osmani: Do të jemi bashkë me Shqipërinë krah SHBA-së në Bordin e Paqes

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh mbrëmjen e sotme pas nënshkrimit të Bordit të Paqes në Davos, ku ajo firmosi krah…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama viziton Nova Site në Izrael: Një vend që kumbon pa fjalë

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama ka nisur vizitën zyrtare në Izrael