Pr.ligji “Për lirinë e ofrimit të shërbimeve”, Ibrahimaj: Rrisim mundësitë për bizneset shqiptare në tregun e BE-së

Këshilli i Ministrave miratoi sot projektligjin “Për lirinë e vendosjes dhe ofrimit të shërbimeve në Republikën e Shqipërisë”


Këshilli i Ministrave miratoi sot projektligjin “Për lirinë e vendosjes dhe ofrimit të shërbimeve në Republikën e Shqipërisë”, i cili synon krijimin e një kuadri të ri ligjor për funksionimin e tregut të shërbimeve, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së qeverisë, theksoi se projektligji është i lidhur drejtpërdrejt me procesin e integrimit evropian dhe përmbushjen e detyrimeve që Shqipëria ka në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimi Evropian.

Sipas saj, projektligji lidhet konkretisht me piketat përmbyllëse të Klasterit 2 për tregun e brendshëm dhe Kapitullit 3, që trajton lirinë e ofrimit të shërbimeve.

“Ligji që sapo miratuam është mjaft i rëndësishëm pasi prek një prej katër lirive themelore të operimit të Bashkimit Evropian, atë të lëvizjes së lirë të shërbimeve. Ai garanton që në Shqipëri do të ketë të njëjtat rregulla që zbatohen në BE”, u shpreh Ibrahimaj.

Ministrja theksoi se projektligji synon të lehtësojë ofrimin e shërbimeve ndërkufitare mes Shqipërisë dhe vendeve të BE-së, duke reduktuar barrierat dhe procedurat administrative, si dhe duke vendosur parime më transparente për autorizimet dhe licencimet.

Sipas saj, ligji krijon gjithashtu mekanizma bashkëpunimi administrativ me vendet e BE-së dhe vendos bazat për harmonizimin e legjislacionit sektorial në fushën e shërbimeve.

Ibrahimaj bëri të ditur se projektligji hap rrugën që kompanitë e BE-së të operojnë më lehtë në Shqipëri në sektorin e shërbimeve dhe garanton mosdiskriminimin ndërmjet ndërmarrjeve shqiptare dhe atyre të huaja.

Njëkohësisht, sipas saj, ky kuadër ligjor krijon perspektivën që, pas anëtarësimit në BE, kompanitë dhe profesionistët shqiptarë që ofrojnë shërbime të mund të operojnë në tregun evropian pa pasur nevojë për licenca apo autorizime shtesë.

Projektligji nuk përfshin sektorët e shërbimeve financiare dhe bankare, transportin, komunikimet elektronike, shërbimet shëndetësore, lojërat e fatit si dhe disa shërbime sociale dhe publike.

Sipas saj, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit është përgjegjëse për 16 kapituj të procesit të integrimit dhe drejton shtatë prej tyre, ndërsa gjatë vitit 2026 parashikohet miratimi i rreth 20 ligjeve që lidhen me procesin e integrimit evropian, të përqendruara kryesisht në Klasterin 2 për tregun e brendshëm.

Burimi ATSH

Mbyllen Lojërat Aziatike Aichi-Nagoya 2026

Në Lojërat Aziatike të këtij viti, Kina fitoi gjithsej 169 medalje të arta, 89 medalje të argjendta e 83 të…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Mbyllen Lojërat Aziatike Aichi-Nagoya 2026

Në Lojërat Aziatike të këtij viti, Kina fitoi gjithsej 169 medalje të arta, 89 medalje të argjendta e 83 të…