Hoxha telefonon homologun Al-Muraikhi: Dënojmë me forcë sulmet iraniane ndaj Katarit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Katarit, Soltan bin Saad Al-Muraikhi.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Katarit, Soltan bin Saad Al-Muraikhi.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha bëri të ditur se gjatë bisedës dënoi me forcë sulmet iraniane ndaj shtetit të Katarit, si një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare, si dhe e sovranitetit dhe integritetit territorial të tij.

Duke rikonfirmuar solidaritetin e palëkundur të Shqipërisë, Hoxha shprehu gjithashtu vlerësimin për rolin udhëheqës të Katarit dhe për angazhimin e tij të vazhdueshëm për dialogun, ndërmjetësimin dhe stabilitetin rajonal.

“Shqipëria vlerëson miqësinë e ngushtë me Katarin dhe mbetet e gatshme të mbështesë çdo nismë që synon ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, u shpreh ministri Hoxha.

Gjatë bisedës, Hoxha shprehu mirënjohjen ndaj autoriteteve të Katarit për kujdesin dhe mbështetjen e treguar ndaj qytetarëve shqiptarë në Katar gjatë këtyre kohëve sfiduese.

Burimi ATSH

“Tirana Economic Forum”, ambasadorja Hajdaraga takim me presidentin e Delphi Economic Forum.

Ambasadorja Luela Hajdaraga zhvilloi një takim me Symeon Tsomokos, President i Delphi Economic Forum.

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Tirana Economic Forum”, ambasadorja Hajdaraga takim me presidentin e Delphi Economic Forum.

Ambasadorja Luela Hajdaraga zhvilloi një takim me Symeon Tsomokos, President i Delphi Economic Forum.