Ambasada Franceze: Edhe gjatë 2026, botime të rëndësishme të letërsisë franceze në shqip

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit njoftoi se, edhe gjatë vitit 2026 do të vijojë Programi i Ndihmës për Botim (PAP-FRR, PAP-AL).


Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit njoftoi se, edhe gjatë vitit 2026 do të vijojë Programi i Ndihmës për Botim (PAP-FRR, PAP-AL).

Lajmi u bë i ditur pas takimit të zhvilluar sot, mes drejtoreshës së QKLL, Alda Bardhyli dhe Catherine Veber, këshilltare për Bashkëpunim dhe Veprim Kulturor pranë Ambasadës së Francës në Shqipëri. Gjatë takimit u diskutua mbi vijimin e bashkëpunimit për Programin e Ndihmës për Botim.

Ky program i përbashkët mes QKLL dhe Ambasadës së Francës në Shqipëri, ka nisur në vitin 2022. Deri më tani, falë këtij bashkëpunimi janë mbështetur përkthimet e 33 veprave letrare, të përkthyera nga gjuha frënge në shqip, duke sjellë më pranë lexuesit shqiptar autorë dhe tituj të rëndësishëm të letërsisë franceze.

QKLL njoftoi se, gjatë takimit është diskutuar edhe mbi krijimin e Klubit të Leximit të Librit Francez, i cili pritet të nisë së shpejti në mjediset e Cube France Tirana, si një hap i ri për të nxitur dialogun kulturor dhe pasionin për leximin.

Burimi ATSH

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…