Hoxha takim me Kaja Kallas: Shqipëria, aleat i besuar për sigurinë evropiane

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua sot në Bruksel me zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua sot në Bruksel me zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.

Në një reagim në rrjetin social X, ministri Hoxha theksoi se, në takim rikonfirmoi linjëzimin e plotë të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, duke reflektuar angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj parimeve dhe përgjegjësive që vendi ynë ndan partnerët evropianë.

“Shqipëria mbetet një partner i fuqishëm dhe i besueshëm i Bashkimit Evropian, duke mbrojtur me vendosmëri vlerat që qëndrojnë në themel të projektit tonë të përbashkët evropian dhe duke kontribuar aktivisht në stabilitetin rajonal dhe në sigurinë e kontinentit evropian”, shkroi Hoxha.

Në një kohë kur lufta, konfliktet dhe kërcënimet hibride sfidojnë gjithnjë e më shumë sigurinë evropiane dhe globale, sipas ministrit të Jashtëm, mbetet thelbësore të ruhet një angazhim i fortë në mbështetje të paqes, demokracisë dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla të pranuara ndërkombëtarisht.

“Në këtë fazë të rëndësishme të rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, forcimi i Partneritetit për Sigurinë dhe Mbrojtjen me BE-në, tashmë në vitin e tij të dytë, dëshmon vendosmërinë tonë për të thelluar dialogun dhe për të rritur bashkëpunimin praktik në mbështetje të qëndrueshmërisë strategjike dhe kapaciteteve mbrojtëse të Evropësë”, shtoi më tej Hoxha.

Sipas ministrit të Jashtëm, Shqipëria si një anëtare e përkushtuar e NATO-s dhe një vend kandidat i angazhuar për anëtarësim në BE, mbetet e gatshme të kontribuojë më tej në sigurinë kolektive përmes forcimit të kapaciteteve dhe gatishmërisë së saj, mbështetjes së menaxhimit të krizave dhe rritjes së qëndrueshmërisë së përbashkët, duke kontribuar gjithashtu në forcimin e rolit të Bashkimit Evropian në skenën globale.

Gjatë takimit, Kallas vlerësoi Shqipërinë për linjëzimin e plotë me politikën e jashtme të Bashkimit Europian, që e bën ndër të tjera Shqipërinë, një aleat serioz për vetë Unionin.

Marrë nga ATSH

Rama: “Prania Besnike”, eksperiencë ndryshe në politikë

“Prania Besnike”, një proces takimesh me qytetarët që ka në fokus dëgjimin e drejtpërdrejtë të problematikave, kërkesave dhe propozimeve të…

Global 360

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: “Prania Besnike”, eksperiencë ndryshe në politikë

“Prania Besnike”, një proces takimesh me qytetarët që ka në fokus dëgjimin e drejtpërdrejtë të problematikave, kërkesave dhe propozimeve të…