Hoxha takon Komisioneren Kos në Bruksel: Të vendosur për të çuar përpara reformat drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në vijim të vizitës së parë zyrtare në Bruksel në cilësinë e kreut të diplomacisë shqiptare u takua me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në vijim të vizitës së parë zyrtare në Bruksel në cilësinë e kreut të diplomacisë shqiptare u takua me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos.

Ministri Hoxha e konsideroi këtë takim një mundësi të shkëlqyer për të rikonfirmuar progresin e pashembullt të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

Ky përparim, sipas ministrit, reflektohet në ritmin dhe cilësinë e procesit tonë negociues, si edhe në reformat e thella dhe gjithëpërfshirëse që po ndërmerren në institucionet dhe shoqërinë tonë.

Rruga përpara, sipas tij, është e qartë, por edhe më ambicioze se kurrë.

“Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar për të ruajtur këtë momentum dhe për të dhënë rezultate sa i takon planeve të përbashkëta dhe ambicioze të punës për procesin e anëtarësimit me të njëjtën vendosmëri që ka udhëhequr përparimin tonë deri më sot. Me Raportet e Vlerësimit të Piketave të Ndërmjetme për Grupkapitullin e Themeloreve (#IBARs) që po kalojnë procesin e verifikimit nga Shtetet Anëtare, si dhe me punën intensive që vazhdon për zbatimin e #Planit të Rritjes, agjenda jonë mbetet e fokusuar, thelbësore dhe e orientuar drejt së ardhmes”, shtoi Hoxha.

Ministri i Jashtëm theksoi se, “nuk po kursejmë asnjë përpjekje dhe nuk po humbasim kohë për të përmbushur kriteret e përcaktuara”.

Në një kohë sfidash gjeopolitike në rritje, nënvizoi Hoxha, zgjerimi i Bashkimit Evropian ka rifituar rëndësi strategjike si një instrument kyç për shtrirjen e stabilitetit, prosperitetit dhe vlerave demokratike në të gjithë kontinentin tonë.

“Ky është njëkohësisht një moment historik dhe një provë e vendosmërisë sonë kolektive për të përmbushur premtimin e një Evrope të bashkuar. Shqipëria është e gatshme të vazhdojë të bëjë pjesën e saj, me vendosmëri, përgjegjësi dhe përkushtim të palëkundur ndaj projektit evropian”, përfundoi ministri i Jashtëm.

Gjatë takimit, Komisionerja Kos, përcolli vlerësimin për vullnetin dhe seriozitetin me të cilat Shqipëria ka çuar përpara angazhimet në kuadër të integrimit evropian, në një kohë kur procesi i zgjerimit ka qenë dhe mbetet një proces i bazuar në meritë dhe rezultate reale.

/Marrë nga ATSH

Rivlerësimi i pasurive, 120,5 milionë euro kursime për tatimpaguesit në shtatë muaj

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në periudhën janar-korrik 2026, përmes këtij procesi janë kursyer…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rivlerësimi i pasurive, 120,5 milionë euro kursime për tatimpaguesit në shtatë muaj

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në periudhën janar-korrik 2026, përmes këtij procesi janë kursyer…