Karakaçi: 67 milionë euro për sistemin e kanalizimeve në Durrës

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur sot se është miratuar një nismë e rëndësishme për përmirësimin e sistemit të kanalizimeve në qytetin e Durrës, e cila do të financohet në kuadër të investimeve për infrastrukturën ujore.


Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur sot se është miratuar një nismë e rëndësishme për përmirësimin e sistemit të kanalizimeve në qytetin e Durrës, e cila do të financohet në kuadër të investimeve për infrastrukturën ujore.

Në një deklaratë për mediet, pas mbledhjes së qeverisë, Karakaçi u shpreh se projekti u miratua në mbledhjen e Komitetit të Planifikimit Strategjik dhe synon ndërtimin dhe përmirësimin e sistemit të kanalizimeve në tre zona të rëndësishme të qytetit: Spitallë, Porto Romano dhe Shkozet.

Sipas tij, projekti parashikohet të financohet në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe kap vlerën totale prej rreth 67 milionë eurosh. Nga kjo shumë, rreth 47.7 milionë euro pritet të sigurohen në formën e grantit.

Ministri theksoi se projekti realizohet me mbështetjen e Agjencisë Franceze të Zhvillimit, në kuadër të dy marrëveshjeve ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Francës.

Karakaçi bëri të ditur se investimi synon zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të kanalizimeve në zona rezidenciale të Durrësit, duke ofruar një zgjidhje të plotë për menaxhimin e ujërave të ndotura.

“Projekti parashikon trajtimin e ujërave të ndotura dhe përmirësimin e sistemit të kanalizimeve në disa prej zonave më të rëndësishme të qytetit. Një element i rëndësishëm lidhet edhe me mbrojtjen e mjedisit dhe të detit, pasi ujërat e ndotura dhe ujërat e shiut do të trajtohen përmes impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura”, u shpreh ai.

Sipas ministrit, ky investim synon të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën e ujërave të ndotura në Durrës, duke kontribuar në mbrojtjen e mjedisit, përmirësimin e cilësisë së jetesës për qytetarët dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës.

Burimi ATSH

Shqipëri-Azerbajxhan, bashkëpunim akademik për njohjen e historisë së Albanisë së Kaukazit

Historia, kultura dhe trashëgimia e Albanisë së Kaukazit u vunë në fokus të një veprimtarie akademike të zhvilluar sot në…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëri-Azerbajxhan, bashkëpunim akademik për njohjen e historisë së Albanisë së Kaukazit

Historia, kultura dhe trashëgimia e Albanisë së Kaukazit u vunë në fokus të një veprimtarie akademike të zhvilluar sot në…