Përse Dorëshkrimet e Mëndafshit Chu duhet të kthehen në Kinë?

Me një histori prej 2300 vjetësh, gati një shekull më të vjetër se Rrotullat e Detit të Vdekur – Dorëshkrimet e Mëndafshit Chu vërtetojnë kozmologjinë dhe ritualet e hershme kineze. Teksti i tyre i ndërlikuar, ilustrimet dhe mjeshtëria e shkëlqyer e endjes, i bëjnë ato një relike të pakrahasueshme.

Dorëshkrimet e Mëndafshit të Chu rreth 300 para erës sonë/Foto nga VCG

Dimrin e vitit 1942, disa grabitës varresh në Changsha, provinca Hunan, vunë në shënjestër një varr të lashtë nga periudha e Shteteve Ndërluftuese (475–221 p.e.s.). Një natë, ata hynë me forcë në këtë varr të shtetit Chu dhe vodhën një thesar me objekte si enë të llakuara, shpata bronzi dhe dorëshkrime mëndafshi.

Teksa ia shitën mallrat tregtarit të antikiteteve Tang Jianquan, hajdutët futën rastësisht në to si bonus falas, edhe një enë bambuje me një copë mëndafshi, të cilën e quajtën “shami” .

Kjo “shami” më vonë do të identifikohej si Dorëshkrimet e Mëndafshit të Chu nga Zidanku, i vetmi tekst mëndafshi i njohur nga periudha e Shteteve Ndërluftuese të Kinës. Zidanku, fjalë për fjalë “depoja e plumbave”, i referohet vendit të gërmimit, një depo municionesh në periferi të qytetit, në epokën e stuhishme të historisë moderne të vendit.

Me një histori prej 2300 vjetësh, gati një shekull më të vjetër se Rrotullat e Detit të Vdekur – Dorëshkrimet e Mëndafshit Chu vërtetojnë kozmologjinë dhe ritualet e hershme kineze. Teksti i tyre i ndërlikuar, ilustrimet dhe mjeshtëria e shkëlqyer e endjes, i bëjnë ato një relike të pakrahasueshme.

Një tragjedi kulturore

Në atë kohë, Tang, që kishte qenë rrobaqepës, nuk e njihte rëndësinë e mëndafshit. Ai u përpoq t’ia shiste atë njohësit të artit Shang Chengzuo, por gjatë negociatave të tyre, një tjetër tregtar vendas, Cai Jixiang, bleu dorëshkrimet së bashku me objekte të tjera. Cai i vlerësonte shumë ato, ndaj i mbajti me vete edhe kur po ikte nga kaosi i luftës.


Një letër e Cai Jixiang-ut drejt John Hadley Cox-t/Foto nga CMG

Në vitin 1946, Cai i solli dorëshkrimet në Shangai, duke shpresuar që të bënte fotografi me rreze infra të kuqe për të sqaruar tekstin e zbehur. Atje, koleksionisti amerikan John Hadley Cox, iu afrua Cait dhe me pretekstin për ta ndihmuar me fotografinë, i mori dhe i kontrabandoi dorëshkrimet në Shtetet e Bashkuara.

Duke ndjerë se ishte mashtruar, Cai mundi të nënshkruante vetëm një kontratë të pafuqishme me Coxin, duke i vlerësuar dorëshkrimet në 10.000 dollarë, me 1000 dollarë të paguar paraprakisht dhe pjesën tjetër të premtuar, nëse nuk ktheheshin nga Amerika. Kështu filloi mërgimi gati 80-vjeçar i dorëshkrimeve.

Konsensusi midis studiuesve kinezë dhe amerikanë

Profesori Li Ling i Universitetit të Pekinit, ka kaluar më shumë se katër dekada duke ndjekur udhëtimin e trazuar të këtij artefakti. Hulumtimi i tij i plotë ka rindërtuar një zinxhir të plotë provash, duke vërtetuar se dorëshkrimet që aktualisht ndodhen në Muzeun Kombëtar të Artit Aziatik Smithsonian në SHBA, janë në fakt Dorëshkrimet e Mëndafshit Chu nga Zidanku, ndaj me të drejtë i përkasin Kinës.

Letra të tjera midis Cai dhe Cox zbuluan më tej mashtrimin.Në korrespondencë, Cai iu lut Coxit të vinte në Shangai dhe i kërkoi pagesën e mbetur prej 9.000 dollarësh për dorëshkrimet, por pa sukses.

Në Konferencën Ndërkombëtare mbi Mbrojtjen dhe Kthimin e Objekteve Kulturore të Larguara në Kontekstet Koloniale, të mbajtur në qershor 2024 në Qingdao, Donald Harper, profesor i Studimeve Kineze në Universitetin e Çikagos, dorëzoi një provë të rëndësishme: kapakun origjinal të kutisë së përdorur nga Coxi për të ruajtur dorëshkrimin në 1946. Kapaku mban etiketa origjinale dhe regjistrime faturash, të cilat përputhen me afatin kohor të Li-së për ruajtjen e dorëshkrimeve midis viteve 1946 dhe 1969.


Një foto e kapakut të kutisë që mbante dorëshkrimet e mëndafshit/Foto nga CMG

Profesor Harper deklaroi: “Ne e dimë saktësisht, me shumë detaje, origjinën dhe prejardhjen e Dorëshkrimeve të Mëndafshit Zidanku. Duhet të jetë e qartë për kuratorët e muzeve, autoritetet kulturore dhe qeveritë, se Dorëshkrimet e Mëndafshit Zidanku i përkasin Kinës dhe duhet të kthehen në Kinë.”

Një artikull i vitit 2018 i New York Times, me titull “Si përfundoi në Uashington një dorëshkrim kinez i shkruar 2.300 vjet më parë”, e mbështet këtë përfundim.

Një kthim i shtyrë në atdhe

Në vitin 1966, mjeku dhe koleksionisti amerikan i artit Arthur M. Sackler bleu një pjesë të dorëshkrimeve dhe, në fakt, në disa raste u përpoq t’i kthente ato në Kinë. Në vitin 1976, ai planifikoi t’ia dorëzonte studiuesit kinez Guo Moruo, por takimi mes tyre nuk u zhvillua kurrë për shkak të sëmundjes së Guos. Në vitet 1980, shpresonte t’ia dhuronte Muzeut të ri Sackler në Universitetin e Pekinit, por ai vdiq para se muzeu të hapej.


Lothar von Falkenhausen, profesor i shquar i Arkeologjisë dhe Historisë së Artit Kinez në UCLA/Foto nga CMG

“Dr. Sackler e kuptoi se çfarë rëndësie kishin këto dorëshkrime mëndafshi”, tha Lothar von Falkenhausen, profesor i shquar i Arkeologjisë dhe Historisë së Artit Kinez në UCLA. “Ai e kuptoi se diçka kaq e rëndësishme, nuk duhet të mbahet jashtë vendit të origjinës. Shpresoj shumë që të gjitha Dorëshkrimet e Mëndafshit të kthehen sa më parë në Kinë, vendit që i përkasin.”

Pas vdekjes së Dr. Sackler në vitin 1987, dorëshkrimet u vendosën në Galerinë Sackler në Uashington, tani pjesë e Muzeut Kombëtar të Artit Aziatik. Faqja e internetit e muzeut e rendit artefaktin si një “dhuratë anonime” me “hulumtime mbi origjinën në zhvillim e sipër”. Ajo gjithashtu i referohet librit të Li Ling “Dorëshkrimet e Mëndafshit Chu nga Zidanku, Changsha (provinca Hunan)”, duke pranuar autoritetin e hulumtimit të tij.

Përse duhet t’i kthehen Kinës?


Ceremonia e dorëzimit për riatdhesimin e objekteve kulturore kineze u mbajt në Konsullatën e Përgjithshme Kineze në Nju Jork,17 prill 2024, ku u kthyen 38 relike kulturore kineze./Foto nga VCG

Vitet e fundit, përmes bashkëpunimit të zbatimit të ligjit, donacioneve private dhe përpjekjeve gjyqësore, Kina ka rikuperuar me sukses artefaktet e humbura. Sipas Nenit 7 të Konventës së UNESCO-s të vitit 1970 mbi Mjetet e Ndalimit dhe Parandalimit të Importit, Eksportit dhe Transferimit të Paligjshëm të Pronësisë së Pronave Kulturore, vendet nënshkruese janë të detyruara të kthejnë artefaktet kulturore të transferuara në mënyrë të paligjshme.

Në janar të vitit 2009, Kina dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan memorandumin e parë ndërqeveritar të mirëkuptimit, për të parandaluar trafikimin e paligjshëm të relikteve kulturore kineze. Që atëherë, 20 grupe me 594 njësi, relike kulturore dhe vepra arti, janë kthyer nga ShBA në Kinë.

Nga kontrata e Cait tek korrespondenca e tij me Coxin, nga dokumentimi i Li për udhëtimin e dorëshkrimeve në Amerikë, tek dëshirat e paplotësuara të Sackler, të gjitha provat konfirmojnë se Dorëshkrimet e Mëndafshit Chu i përkasin me të drejtë Kinës dhe duhet të riatdhesohen pa vonesë.

Pas gati tetë dekadash në mërgim, ky thesar kombëtar më në fund duhet të kthehet në atdhe.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Begaj takon komunitetin shqiptar në Lodz

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shfrytëzoi vizitën e tij në Poloni në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Iniciativës së…

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Begaj takon komunitetin shqiptar në Lodz

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shfrytëzoi vizitën e tij në Poloni në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Iniciativës së…