Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi pret Koordinatoren e OSBE

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirian Celibashi, mikpriti sot në selinë e KQZ-së Farah Karimi, Koordinatore e Posaçme e OSBE-së për Misionin e Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Shqipëri.


Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirian Celibashi, mikpriti sot në selinë e KQZ-së Farah Karimi, Koordinatore e Posaçme e OSBE-së për Misionin e Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Shqipëri. Gjatë këtij takimi, ata diskutuan përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Celibashi ofroi një pasqyrë të plotë të përgatitjeve zgjedhore nga ana e KQZ-së, duke theksuar angazhimin e plotë të institucioneve për zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe transparente. Në fokus të diskutimeve ishte gjithashtu rëndësia e procesit të votimit nga jashtë dhe bashkëpunimi i ngushtë midis KQZ-së, partive politike, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë për të siguruar një proces zgjedhor të paanshëm dhe demokratik.

Kreu i KQZ-së falënderoi Karimi për mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm për vëzhgimin e procesit zgjedhor në Shqipëri.

Burimi ATSH

Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po…