S&P konfirmon vlerësimin e Shqipërisë në “BB” dhe perspektivë të qëndrueshme

Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poor’s Global Ratings”,në raportin e saj analitik të publikuar më 21 shtator, ka rikonfirmuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në “BB”, duke ruajtur gjithashtu një perspektivë “të qëndrueshme”.


Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poor’s Global Ratings”,në raportin e saj analitik të publikuar më 21 shtator, ka rikonfirmuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në “BB”, duke ruajtur gjithashtu një perspektivë “të qëndrueshme”. Agjencia thekson se ekonomia shqiptareka shënuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave për frymë gjatë viteve të fundit, ndërsa borxhi i qeverisë dhe borxhi i jashtëm në tërësi janë në trend rënës.

Agjencia vlerëson se ekonomia shqiptare mbetet rezistente dhe se ka treguar qëndrueshmëri ndaj goditjeve të njëpasnjëshme në vitet e fundit, duke u rritur mesatarisht me 4% në vit në terma realë gjatë periudhës 2022–2025.

S&P parashikon një rritje të PBB-së reale prej 3.4% për vitin 2026, pak më ulët se 3.7% e vitit 2025 dhe mesatarisht 3% në vit për periudhën 2027–2029, e mbështetur nga eksportet e shërbimeve, konsumi privat dhe investimet. Pozicioni i jashtëm është forcuar gjatë viteve të fundit, kryesisht falë performancës së fortë të turizmit, ndërsa deficitet e llogarisë korente janë ngushtuar ndjeshëm gjatë periudhës 2023–2025.

Në aspektin e financave publike, S&P e konsideron pozicionin fiskal të Shqipërisë si të fortë krahasimisht me tregjet në zhvillim dhe me njëkornizë të kujdeshme fiskale. Agjencia parashikon një deficit buxhetor prej 2% të PBB-së në vitin 2026, nën limitin prej 2.3% të autoriteteve shqiptare dhe deficit mesatarisht rreth 2% të PBB-së, deri në vitin 2029. S&P i konsideron të arritshme objektivat e rregullave fiskale të përcaktuar në Ligjin Organik të Buxhetit dhe vëren se Shqipëria ka regjistruar suficit primar që nga viti 2023. Borxhi publik parashikohet të zbresë në 50.5% të PBB-së në fund të vitit 2029, nga 52.9% në vitin 2025.

Një zhvillim pozitiv i theksuar nga S&P është procesi i anëtarësimit në BE, ku agjencia vëren progresin në reformën në drejtësi dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe hapjen e të gjashtë grupkapitujve negociues, që shënon një gur kilometrik të rëndësishëm në bisedimet e anëtarësimit.

Rezervat valutore të Shqipërisë janë rritur në 8.1 miliardë euro (27% e PBB-së) në fund të korrikut 2026, të mbështetura nga prurjet e forta eksporteve të shërbimeve, kryesisht turizmit, si dhetë flukseve hyrëse tëInvestimeve të Huaja Direkte, të cilat i kanë mbuluar deficitet e llogarisë korente.

Sektori bankar mbetet likuid, i mirëkapitalizuar dhe me përfitueshmëri të qëndrueshme. Kreditë e këqija ishin 4% në fund të korrikut 2026, ndjeshëm nën nivelin prej 11% para pandemisë.

Vlerësimi i S&P është një tregues i qartë i progresit të vazhdueshëm të Shqipërisë dhe një sinjal pozitiv për investitorët ndërkombëtarë, duke reflektuar qëndrueshmërinë e ekonomisë, politikën e matur fiskale dhe forcimin e pozicionit të jashtëm të vendit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri: Zhvillim pozitiv i turizmit, të ruhet momentumi drejt anëtarësimit

Bashkëkryetarët e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Europian-Shqipëri, Taulant Balla dhe Marco Tarquinio dolën sot me një deklaratë të përbashkët,…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri: Zhvillim pozitiv i turizmit, të ruhet momentumi drejt anëtarësimit

Bashkëkryetarët e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Europian-Shqipëri, Taulant Balla dhe Marco Tarquinio dolën sot me një deklaratë të përbashkët,…