Rama-Diasporës: Vota për ne, gur në muret e reja të shtetit modern evropian shqiptar

Kryeministri Edi Rama foli sot në Kuvendin Kombëtar Rinor për Shqipërinë 2030, ku vuri theksin te rëndësia e votës së qytetarëve në vend, por edhe atyre nga jashtë në zgjedhjet e 11 majit 2025

Kryeministri Edi Rama foli sot në Kuvendin Kombëtar Rinor për Shqipërinë 2030, ku vuri theksin te rëndësia e votës së qytetarëve në vend, por edhe atyre nga jashtë në zgjedhjet e 11 majit 2025. Kryeministri theksoi se vota për PS është vota për ndryshimin, ndërsa vota për focat e tjera politike është votë për zhgënjimin.

“Të gjthë të tjerët premtojnë çdo gjë se nuk kanë asnjë në dorë, ndërsa ne e kemi në dorë të bëjmë atë që premtojmë. E mbi të gjitha ne kemi në dorë të çojmë në vend më në fund amanetin e të parëve tanë, të Gjergj Kastriotit, të rilindasve tanë, të Ismail Qemalit, të dëshmorëve të luftës, të martirëve të diktaturës dhe të bëjmë realitet ëndrrën evropaine të shqiptarëve brez pas brezi duke e kthyer votën e tyre për PS në një ulëse me emrin Albania në tryezën e Bashkimit Evropian. Që të gjithë mund ta premtojnë këtë, por këtë mund ta bëjmë vetëm ne”, tha Rama.

Kryeministri u ndal te rëndësia e procesit të votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, ndërsa u bëri atyre një thirrje nga podiumi i Kuvendit Kombëtar Rinor për Shqipërinë 2030, që të mos e lënë për në minutën e fundit regjistrimin në platformën elektronike PER.

“Nëse nga sot 100 ditë, votave të shqiptarëve të Shqipërisë do t’u shtohen për herë të parë dhe votat e shqiptarëve të Evropës dhe botës, kjo do të thotë pikërisht sepse ne luftuam, duruam, por në fund e bëmë këtë që premtuam dhe kush ndër ta mendon se ne ia ngritëm kokën Shqipërisë në Evropë dhe botë duhet të regjistrohet pa humbur kohë që me votën e vet për PS të investojë për rritjen e mëtejshme të prestigjit të këtij vendi dhe të bëjë të mundur që fëmijët e sotëm të jenë qytetarë kryelartë dhe të barabartë mes të barabartësh në familjen e bashkuar evropiane”, theksoi kryeministri Rama.

“Kush na ndjek nga jashtë vendit në këtë moment, duhet ta ketë parasysh se afati i fundit i regjistrimit si zgjedhës nga aty ku janë është data 4 mars, mos e lini për ditën e fundit, por futuni në faqen e KQZ dhe regjistrohuni për të votuar në 11 maj dhe mos e vini kurrë në dyshim: vota e çuar diku tjetër është një gur i hedhur në ujë, në kënetën e një opozite bretkosash, e cila ka në krye një buf kënete. Vota e sjellë tek ne është një gur i vendosur në muret e reja të shtetit modern evropian shqiptar që po shtrihen dhe forcohet vit pas viti, në të gjitha fushat e jetës për t’u bashkuar pas pak vitesh kalasë së Evropës së bashkuar ku më në fund do të valvitet edhe flamuri më i bukur në botë”, theksoi Rama.

Sipas kryeministrit, nuk ka më dyshime që shumica e votuesve të parë, e studentëve dhe e të rejave dhe të rinjve të sapodiplomuar do të jetë një votë drejt së majtës dhe jo për t’u zhytur në kënetën nga ku u nxorr Shqipëria një dekadë më parë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Banka Shqiptare e Zhvillimit, Ibrahimaj konsultime me bankat

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues të institucioneve bankare,…

Global 360

Osmani: Kosova është simbol i dinjitetit dhe sakrificës për liri dhe pavarësi

Presidentja, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është simbol i dinjitetit dhe sakrificës për liri dhe pavarësi.

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shkrimtarët…

Shkrimtarët duhet ta kapërcejnë sa më parë harkun kulturor lokal, për ta bërë letërsinë e tyre emancipuese, universale

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Banka Shqiptare e Zhvillimit, Ibrahimaj konsultime me bankat

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues të institucioneve bankare,…