“Oborret që Flasin”, projekti që sjell Himarën autentike pranë vizitorëve

“Oborret që Flasin” realizohet me mbështetjen e Bashkisë Himarë dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.


“Oborret që Flasin” është një projekt kulturor që fton vizitorët të njohin një Himarë autentike, të ruajtur ende në kujtime, këngë, receta dhe histori të jetuara brez pas brezi.

Në disa prej oborreve tradicionale të shtëpive të Bregut, vizitorët do të kenë mundësinë të përjetojnë nga afër rrëfime lokale, gatime tradicionale dhe punë dore, jo si një atraksion turistik, por si një takim i thjeshtë dhe i sinqertë me jetën dhe kulturën e zonës.

Këto oborre, që prej brezash kanë shërbyer si vende mikpritjeje, kujtese dhe bashkëjetese, hapen përkohësisht për të ndarë me publikun copëza të trashëgimisë së jetuar të Himarës dhe për të krijuar një lidhje më të afërt mes komunitetit lokal dhe vizitorëve.

Projekti synon të promovojë trashëgiminë kulturore të zonës përmes përvojave autentike dhe komunikimit të drejtpërdrejtë me banorët, duke sjellë në vëmendje vlerat e jetës tradicionale të Bregut.

“Oborret që Flasin” realizohet me mbështetjen e Bashkisë Himarë dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Lexo më shumë nga

Fluturime direkte Luksemburg-Tiranë, Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha njoftoi sot vendosjen e fluturimeve direkte midis Luksemburgut dhe Tiranës përmes…

Global 360

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Fluturime direkte Luksemburg-Tiranë, Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha njoftoi sot vendosjen e fluturimeve direkte midis Luksemburgut dhe Tiranës përmes…