Ambasadori i Azerbajxhanit shpërndan ndihma në Elbasan

Në një atmosferë solidariteti dhe humanizmi, ambasadori i Republikës së Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov, zhvilloi një aktivitet bamirësie në shkollën “Zëra Jete” në Elbasan, ku u shpërndanë ndihma dhe dhurata me rastin e festës së bekuar të Kurban Bajramit.


Në një atmosferë solidariteti dhe humanizmi, ambasadori i Republikës së Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov, zhvilloi një aktivitet bamirësie në shkollën “Zëra Jete” në Elbasan, ku u shpërndanë ndihma dhe dhurata me rastin e festës së bekuar të Kurban Bajramit.

Aktiviteti u organizua nga Ambasada e Azerbajxhanit në Shqipëri, me mbështetjen dhe koordinimin e organizatës “Women Center for Development and Culture”, në bashkëpunim me shkollën “Zëra Jete”.

Ky aktivitet kishte për qëllim përcjelljen e frymës së solidaritetit, mëshirës dhe mbështetjes për fëmijët dhe familjet në nevojë — vlera që përfaqësojnë thelbin e festës së Kurban Bajramit.

Gjatë vizitës, ambasadori Huseynov u njoh nga afër me përkushtimin e stafit pedagogjik dhe sfidat e përditshme me të cilat përballen fëmijët me nevoja të veçanta dhe familjet e tyre.

Në fjalën e tij, ambasadori theksoi rëndësinë e mbështetjes sociale dhe humanitare, duke nënvizuar se solidariteti dhe kujdesi ndaj fëmijëve janë vlera universale që bashkojnë popujt dhe kulturat.

Ambasadori u prit nga drejtoresha e shkollës, znj. Rezarta Biçoku, e cila falënderoi Ambasadën e Azerbajxhanit në Shqipëri për këtë kontribut të çmuar në mbështetje të fëmijëve dhe familjeve në nevojë me rastin e Kurban Bajramit.

Në aktivitet morën pjesë edhe kryetari i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar, Dr. Arben Ramkaj, drejtoresha ekzekutive e organizatës “Qendra Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta”, znj. Farma Spahiu, si dhe prindër, përfaqësues institucionesh dhe të ftuar të tjerë.

Ceremonia u hap me himnet kombëtare të Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, ndërsa aktiviteti u prit me emocion dhe mirënjohje nga fëmijët, prindërit dhe stafi i shkollës, duke sjellë një mesazh të bukur humanizmi dhe bashkëpunimi në prag të festës së Kurban Bajramit.

Hoxha takim me nënsekretaren amerikane Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u takua me nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike, Allison Hooker,…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me nënsekretaren amerikane Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u takua me nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike, Allison Hooker,…