“France Alumni Day 2026”, ambasadorja Suard: Urë e qëndrueshme bashkëpunimi mes dy vendeve

Ambasada e Francës në Shqipëri dhe Campus France Albania me rastin e edicionit të ri të “France Alumni Day 2026”, mblodhi në ambientet e Institutit Francez të Shqipërisë – “KubFranceTirana” – komunitetin e ish-studentëve shqiptarë të Francës, rreth temës së këtij viti “Talente shkencore: të zbulojmë, të inovojmë, të ndërmarrim”.


Ambasada e Francës në Shqipëri dhe Campus France Albania me rastin e edicionit të ri të “France Alumni Day 2026”, mblodhi në ambientet e Institutit Francez të Shqipërisë – “KubFranceTirana” – komunitetin e ish-studentëve shqiptarë të Francës, rreth temës së këtij viti “Talente shkencore: të zbulojmë, të inovojmë, të ndërmarrim”.

Ky aktivitet bëri bashkë alumni, akademikë, studiues, sipërmarrës, studentë dhe partnerë institucionalë, duke kremtuar lidhjet e forta akademike, kulturore dhe njerëzore që bashkojnë Francën dhe Shqipërinë.

Në fjalën e saj përshëndetëse, ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, vuri në pah rëndësinë e rrjetit France Alumni si një urë e qëndrueshme bashkëpunimi dhe dialogu mes dy vendeve.

Ajo theksoi gjithashtu rolin e ketij rrjeti në forcimin e marrëdhënieve franko-shqiptare në fushat e arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe inovacionit, si dhe rëndësinë e vlerave të përbashkëta të ekselencës, hapjes dhe bashkëpunimit.

Paneli i diskutimit solli histori dhe përvoja frymëzuese nga figura të spikatura të rrjetit France Alumni. Ylli Gjoni, ekspert në infrastrukturë, i diplomuar në École Nationale des Ponts et Chaussées dhe Drejtor Ekzekutiv i SEED Consulting, ndau përvojën e tij në realizimin e projekteve të mëdha inxhinierike.

Ersi Hoxha, arkitekt në Paris pranë Le Penhuel & Associés dhe fitues i Çmimit prestigjioz «Équerre d’Argent 2025», solli një reflektim mbi rrugëtimin e tij profesional, si dhe mbi vizionin e arkitekturës bashkëkohore.

Ndërkohë, Flavia Osmani, eksperte në vizion kompjuterik dhe sisteme inteligjente, prezantoi perspektivën e saj mbi rolin transformues të teknologjisë dhe inovacionit në të ardhmen.

Mbrëmja u përmbyll me një mesazh video nga Dritan Nace, profesor në Universitetin e Teknologjisë së Compiègne dhe bashkëdrejtues i Campus International UTC–UPT, i cili theksoi rëndësinë strategjike të këtij bashkëpunimi shkencor dhe universitar mes Francës dhe Shqipërisë, që pasqyron angazhimin e Francës për të ndarë modelin e saj të universiteteve teknologjike dhe për të mbështetur Shqipërinë në afrimin me standardet evropiane të arsimit të lartë.

Lëvizshmëria studentore mbetet një shtyllë thelbësore e këtij bashkëpunimi. Përmes mundësive të shumta, Ambasada e Francës në Shqipëri ofron një gamë të gjerë programesh që u mundësojnë studentëve shqiptarë të përfitojnë një eksperiencë të çmuar akademike dhe kulturore në Francë, duke fituar njohuri, aftësi dhe vlera të shtuara profesionale.

Kjo eksperiencë u jep atyre mundësinë që, pas kthimit në Shqipëri, të kontribuojnë në zhvillimin e vendit, duke sjellë me vete njohuritë dhe përvojën e fituar në një mjedis ndërkombëtar dhe ekselent.

Lexo më shumë nga

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…