“Redoni Blu-2026” në Vlorë, stërvitje për reagimin ndaj ndotjeve detare dhe emergjencave

Stërvitja po realizohet nga anijet e Forcës Luftarake Detare, në bashkëpunim me strukturat e Guardia di Finanza


Në Gjirin e Vlorës prej dy ditësh po zhvillohet stërvitja “Redoni Blu-2026” me pjesëmarrjen e Forcës Detare, Policisë Kufitare dhe institucioneve partnere.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur sot se gjatë stërvitjes u testuan kapacitetet për reagimin ndaj ndotjeve detare dhe emergjencave në det.
“Ky aktivitet që forcon bashkëpunimin dhe gatishmërinë operacionale në mbrojtje të hapësirës sonë detare”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Stërvitja po realizohet nga anijet e Forcës Luftarake Detare, në bashkëpunim me strukturat e Guardia di Finanza, përmes simulimeve të situatave të ndryshme emergjente, që lidhen me ndotjen detare dhe garantimin e sigurisë në det.

Stërvitja është përqendruar në një hapësirë detare që shtrihet nga zona e Plazhit të Vjetër deri në zonën e Kalasë, ku forcat pjesëmarrëse po realizojnë manovra dhe operacione të koordinuara në funksion të reagimit të shpejtë dhe efikas ndaj çdo situate emergjente.

Lexo më shumë nga

MIA: Fjala e kryeministrit Rama në Jerusalem në 2022 citim nga një dokument historik, jo qëndrim i tij

Agjencia për Media dhe Informim reagoi sot në lidhje me një fragment të fjalimit të Kryeministrit Edi Rama, mbajtur më…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula pritet nga kryeministri Magyar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, u prit në Budapest nga kryeministri hungarez, Péter Magyar.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MIA: Fjala e kryeministrit Rama në Jerusalem në 2022 citim nga një dokument historik, jo qëndrim i tij

Agjencia për Media dhe Informim reagoi sot në lidhje me një fragment të fjalimit të Kryeministrit Edi Rama, mbajtur më…