Java e Muzeve 2026, projeksione vizuale dhe rrëfime në Mozaikun e Tiranës

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja informoi se në këtë organizim u prezantuan për publikun projeksione vizuale inovative dhe rrëfime mbi figura shqiptare frymëzuese.


Në kuadër të Javës së Muzeve 2026, një prej atraksioneve më të rëndësishme të kryeqytetit u kthye në një hapësirë ku u takuan historia, arti bashkëkohor dhe muzika.

Në Mozaikun e Tiranës u mbajt eventi 2026 “Beautiful Minds of Albania”, ndërsa ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja informoi se në këtë organizim u prezantuan për publikun projeksione vizuale inovative dhe rrëfime mbi figura shqiptare frymëzuese.

Gonxhja e cilësoi këtë një eksperiencë ndryshe për publikun, duke e transformuar sitin e trashëgimisë kulturore në një skenë bashkëkohore dialogu artistik dhe kujtese.

Ky event u mbështet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, teksa të angazhuara si artiste bashkëkohore vizuale dhe zëri ishin Suida Dushi dhe Gruda.

Prej datës 18 deri më 24 maj, muzetë, parqet arkeologjike dhe hapësirat e trashëgimisë kulturore në të gjithë Shqipërinë janë bërë pjesë e Javës së Muzeve 2026, duke mirëpritur qytetarët dhe vizitorët në një program të pasur me aktivitete kulturore, ekspozita, guida, performanca artistike dhe eksperienca edukative.

Përgjatë gjithë javës, në muze dhe site kulturore në mbarë vendin po zhvillohen aktivitete që synojnë afrimin e publikut me historinë, identitetin dhe vlerat tona kulturore, duke e kthyer kulturën në një përvojë të hapur, gjithëpërfshirëse dhe frymëzuese për të gjithë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

MIA: Fjala e kryeministrit Rama në Jerusalem në 2022 citim nga një dokument historik, jo qëndrim i tij

Agjencia për Media dhe Informim reagoi sot në lidhje me një fragment të fjalimit të Kryeministrit Edi Rama, mbajtur më…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula pritet nga kryeministri Magyar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, u prit në Budapest nga kryeministri hungarez, Péter Magyar.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MIA: Fjala e kryeministrit Rama në Jerusalem në 2022 citim nga një dokument historik, jo qëndrim i tij

Agjencia për Media dhe Informim reagoi sot në lidhje me një fragment të fjalimit të Kryeministrit Edi Rama, mbajtur më…