Takimi i ministrave të Jashtëm të NATO-s, Hoxha: Samiti i ardhshëm në Tiranë, moment historik për rajonin

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë më 21–22 maj në takimin jozyrtar të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, të zhvilluar në Helsingborg të Suedisë.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë më 21–22 maj në takimin jozyrtar të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, të zhvilluar në Helsingborg të Suedisë.

Në takim, ministri Hoxha nënvizoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj vlerave të NATO-s, forcimin e lidhjes transatlantike dhe rritjes së investimeve në mbrojtje, në përputhje me angazhimet e Aleatëve.

“Buxheti ynë i mbrojtjes për vitin 2026 përfaqëson nivelin më ambicioz të investimeve që kur Shqipëria iu bashkua Aleancës, duke kontribuar në aftësi më të forta kombëtare dhe siguri kolektive”, tha Hoxha.

Ministri ripërsëriti mbështetjen e plotë të Shqipërisë për Ukrainën si një gur themeli i sigurisë evropiane dhe vazhdimin e ndihmës përmes mekanizmave të NATO-s.

Në këtë kontekst, Hoxha informoi Aleatët se më 12 qershor, do të bashkëorganizojë në Tiranë, së bashku me ministrin Andrii Sybiha, Takimin Ministror Ukrainë-Evropë Juglindore, një platformë e rëndësishme për të riafirmuar angazhimin e përbashkët për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Evropë.

Në përfundim të takimit, Hoxha njoftoi në platformën X se mes aleatëve theksoi gjithashtu rëndësinë e një qasjeje 360 gradë ndaj sigurisë, dhe mbajtjes së një fokusi të fortë në stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe Ballkanin Perëndimor.

“Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar në mbështetjen e stabilitetit rajonal, duke përfshirë diskutimet e aleatëve mbi të ardhmen e KFOR-it dhe bashkëpunimin e NATO-s me Kosovën”, deklaroi ministri i Jashtëm.

Samitin e ardhshëm të NATO-s në Tiranë, kryediplomati shqiptar e cilësoi një moment historik për rajonin dhe një sinjal të fortë të angazhimit të qëndrueshëm të Aleancës ndaj Ballkanit Perëndimor.

“Ndërsa ecim drejt Samitit të NATO-s në Ankara në korrik 2026, nënvizova rëndësinë dhe domethënien e mbajtjes së Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë, i cili do të përfaqësojë një moment historik për rajonin dhe një sinjal të fortë të angazhimit të qëndrueshëm të Aleancës ndaj Ballkanit Perëndimor”, përfundoi Hoxha.

Burimi ATSH

Rama në Universitetin e Kombeve të Bashkuara në Tokio: Shqipëria në fazën vendimtare të rrugëtimit europian, motor transformimi

Kryeministri Edi Rama, mbajti një leksion të posaçëm në Universiteti i Kombeve të Bashkuara, ku para auditorit të përbërë nga…

Global 360

Bordi i Paqes: Hamasi pengesa kryesore për armëpushimin në Gaza

Hamasi është pengesa kryesore për kalimin në fazën e dytë të armëpushimit në Gaza, thuhet në raportin e parë të…

Diplovista

Rama për “Postimees”: Në BE deri në 2030-ën, besoj në një Evropë më praktike dhe më funksionale

Kryeministri Edi Rama u shpreh në intervistën për të përditshmen estoneze Postimees se Evropa bëri një gabim duke ia lënë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Universitetin e Kombeve të Bashkuara në Tokio: Shqipëria në fazën vendimtare të rrugëtimit europian, motor transformimi

Kryeministri Edi Rama, mbajti një leksion të posaçëm në Universiteti i Kombeve të Bashkuara, ku para auditorit të përbërë nga…