Tarran takon shoqërinë civile lidhur me reformën zgjedhore

Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Michel Tarran, u takua sot, me kërkesën e tyre, me një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile


Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Michel Tarran, u takua sot, me kërkesën e tyre, me një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile, të cilët ndanë vëzhgimet e tyre lidhur me procesin e reformës zgjedhore. Në takim morën pjesë Komiteti Shqiptar i Helsinkit, BIRN Albania, Instituti i Studimeve Politike, Fondacioni Westminster për Demokraci, Qëndresa Qytetare dhe Rrjeti i Grave Barazi në Vendimmarrje.

Ambasadori Tarran i falënderoi përfaqësuesit e shoqërisë civile për rolin aktiv në vëzhgimin e zgjedhjeve, si dhe për ekspertizën e tyre të vyer dhe kontributin e vazhdueshëm në përmirësimin e proceseve zgjedhore në Shqipëri.

Sipas njoftimit të prezencës së OSBE në Tiranë, ai dëgjoi me vëmendje çështjet dhe shqetësimet lidhur me ritmin e punës së Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, si edhe rëndësinë e garantimit të një procesi konsultimi efektiv dhe kuptimplotë me palët e interesuara, përfshirë organizatat e shoqërisë civile.

Ai theksoi se është e rëndësishme të sigurohet që pikëpamjet dhe kontributet e të gjitha palëve të interesuara të merren në konsideratë siç duhet dhe që procesi i reformës zgjedhore të zhvillohet në mënyrë transparente, përfshirëse dhe konsultuese.

Ambasadori Tarran ritheksoi se Prezenca e OSBE-së do të vijojë të inkurajojë Komisionin dhe përfaqësuesit politikë që ta përmbushin angazhimin e tyre për adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it në mënyrë të plotë dhe në kohën e duhur, në përputhje me afatet kohore të miratuara nga Komisioni dhe mjaftueshëm përpara zgjedhjeve vendore të vitit të ardhshëm.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Global 360

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…