Koçiu: Automotive Fair Albania, pasqyra e një Shqipërie që lëviz me shpejtësi drejt së ardhmes

Edicioni i katërt i “Automotive Fair Albania” solli për publikun një tjetër event të madh dedikuar pasionit për automjetet dhe teknologjinë.


Edicioni i katërt i “Automotive Fair Albania” solli për publikun një tjetër event të madh dedikuar pasionit për automjetet dhe teknologjinë.

Në mbrëmjen e djeshme, që shënjoi edhe siparin e hapjes së këtij aktiviteti që do të zgjasë deri në 24 maj në Tiranë, e pranishme ishte edhe zëvendëskryeministrja Albana Koçiu.

Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu u shpreh se “Automotive Fair Albania nuk është thjesht një panair makinash, por pasqyra e një Shqipërie që lëviz me shpejtësi drejt së ardhmes, inovacionit dhe mobilitetit modern”.

“Në edicionin e saj të katërt, përmes bashkëpunimit institucional dhe vizionit për standarde bashkëkohore europiane, Automotive Fair Albania po e kthen Tiranën në një pikëtakim të teknologjisë, edukimit dhe industrisë automotive. Drejt Shqipërisë Europiane, me më shumë siguri dhe më shumë ambicie për transportin modern”, tha Koçiu.

Një nga risitë e këtij edicioni është pjesëmarrja për herë të parë në Shqipëri e “Stunt Street Show”, një performancë e njohur ndërkombëtarisht, e realizuar nga një ekip fitues i shumëfishtë i spektaklit botëror të makinave.

“Automotive Fair Albania” synon të promovojë industrinë automotive, inovacionin dhe talentet e reja, duke u kthyer në një pikëtakim të rëndësishëm për profesionistët dhe entuziastët e këtij sektori në vend dhe më gjerë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Duan apo s’duan ata që nuk duan, do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në 2027

Kryeministri Edi Rama ndau një video nga Brukseli pas mbylljes së tre kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit të…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Duan apo s’duan ata që nuk duan, do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në 2027

Kryeministri Edi Rama ndau një video nga Brukseli pas mbylljes së tre kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit të…