Karakaçi: Hekurudha Tiranë-Durrës në funksion në vitin 2027, elektrifikimi në fazë prokurimi

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Enea Karakaçi, deklaroi sot se hekurudha Tiranë-Durrës pritet të vihet në funksion gjatë vitit 2027


Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Enea Karakaçi, deklaroi sot se hekurudha Tiranë-Durrës pritet të vihet në funksion gjatë vitit 2027, ndërsa bëri të ditur se aktualisht vendosja e shinave ka përfunduar. Sipas tij, janë në fazë prokurimi dy elemente, elektrifikimi si dhe 4 km e fundit të hekurudhës.

Në një konferencë për mediet, Karakaçi u shpreh se projekti, i realizuar në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ka hasur vonesa për shkak të mangësive në fazat fillestare të hartimit.

“Kur është marrë kredia e parë, projekti nuk ishte i plotë, pasi nuk ishte gati faza e elektrifikimit të hekurudhës dhe nuk ishin parashikuar stacionet përkatëse, të cilat fatmirësisht sot i kemi”, tha ministri.

Sipas tij, aktualisht është hapur procedura e prokurimit për elektrifikimin e linjës, që konsiderohet edhe faza përmbyllëse e këtij projekti të rëndësishëm hekurudhor.

Karakaçi theksoi gjithashtu se Hekurudha Shqiptare, në bashkëpunim me BERZH-in, ka vendosur të zgjasë linjën deri në ish-stacionin e trenit në Tiranë.

“Pika fundore e hekurudhës ishte në Kashar, por tashmë Hekurudha Shqiptare ka njoftuar fillimin e procedurave të prokurimit për ndërtimin e 4 kilometrave të fundit, me qëllim rikthimin e linjës në pikën ku ka qenë më parë, te ish-stacioni i trenit”, deklaroi ai.

“Viti 2027 është tërësisht i realizueshëm për vënien në funksion të hekurudhës. Elektrifikimi dhe 4 kilometrat e fundit janë në fazë prokurimi dhe, në varësi të këtij procesi, në vitin 2027 Shqipëria do të ketë vijën e parë hekurudhore sipas standardeve më të mira”, përfundoi Karakaçi.

Burimi ATSH

Rama në Himarë: Çfarë nuk na vret na bën më të fortë

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Himarë: Çfarë nuk na vret na bën më të fortë

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku…