Multikulturalizmi, sa të përbashkëta mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë

Multikulturalizmi, toleranca fetare, etnike dhe kulturore janë ngjashmëri lidhëse midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit


Ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov ka ndarë një shkrim mbi multikulturalizmin dhe të përbashkëtat mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë

Ai shkruan se, multikulturalizmi është një parim i njohur botërisht i bashkëjetesës paqësore, i bazuar në tolerancën e marrëdhënieve ndërmjet kulturave të ndryshme. Tipari karakteristik i multikulturalizmit është toleranca.

Azerbajxhani, duke qenë një hapësirë ku kryqëzohen qytetërime të ndryshme, është njohur prej shekujsh edhe si një vend ku është formuar një mjedis i diversitetit kombëtar dhe kulturor, ku përfaqësues të kombësive dhe besimeve të ndryshme jetojnë në kushte paqeje, prosperiteti, mirëkuptimi dhe dialogu të ndërsjellë. Dhe bujaria në lidhje me karakteristikat e popujve, kombësive dhe feve të ndryshme është e qenësishme në mentalitetin e popullit të Azerbajxhanit. Në të gjitha fazat historike në territorin e Azerbajxhanit, u krijuan marrëdhënie të ngushta midis komuniteteve etnike dhe fetare; nuk janë vërejtur fakte të diskriminimit në baza kombëtare, fetare dhe racore. Multikulturalizmi për Azerbajxhanin nuk është vetëm një politikë kombëtare, por edhe një mënyrë jetese, shkruab ambasadori.

Ai thekson se, Azerbajxhani, ku shumica e popullsisë është myslimane shiite, quhet gjithashtu shtëpi edhe nga grupe të tjera etnike dhe fetare, duke përfshirë të krishterët dhe hebrenjtë. Respekti dhe toleranca për pakicat kombëtare luajtën një rol të rëndësishëm në zhvillimin e vendit në antikitet, në epokën e Rrugës së Mëndafshit të Madh dhe së tashmes. Gjatë periudhës së Bashkimit Sovjetik dhe që kur Azerbajxhani fitoi pavarësinë e tij, pakicat kanë qenë gjithmonë të përfaqësuara në qeverinë e republikës.

Aktualisht, shton ai, ekzistojnë disa komunitete të ndryshme kulturore që veprojnë vetëm në Baku. Pra, ka komunitete të: rusëve, ukrainasve, laksëve, lezginëve, sllavëve, tatëve, tatarëve, gjeorgjianëve, ingilojve, talishëve, avarëve, turqve mesketë, hebrenjve europianë dhe malësorë, gjermanëve dhe grekëve. Unë shpresoj se armenët etnikë do të kthehen në Azerbajxhan dhe do të rivendosin gjithashtu komunitetin e tyre. Ata kanë qenë gjithmonë të mirë integruar në shoqërinë dhe realitetet e Azerbajxhanit dhe besoj se mund të jenë sërish një pjesë e mirë e jetës multietnike të Azerbajxhanit. Në përgjithësi, komunitete të tilla ekzistojnë në të gjitha zonat ku pakicat etnike jetojnë dendur. Gjatë periudhës së rritjes së numrit të fenomeneve si ksenofobia dhe intoleranca fetare në rajone të ndryshme të botës, në Azerbajxhan dhe Shqipëri është krijuar një model unik i dialogut dhe tolerancës ndërfetare, i cili mund të shërbejë si shembuj të veçantë për shumë vende të botës dhe komunitetit botëror.

Sot, mbi 90% e popullsisë në vend është myslimane dhe së bashku me xhamitë ka shumë kisha dhe sinagoga. Një shembull i mrekullueshëm i tolerancës së Azerbajxhanit është edhe qëndrimi i ngrohtë dhe vëllazëror ndaj përfaqësuesve të komunitetit hebre të vendit. Vlen të përmendet fakti se nuk ka pasur kurrë antisemitizëm në Azerbajxhan dhe hebrenjtë nuk janë ndjerë kurrë si të huaj. Fshati antik “Krasnaya Sloboda”, vendi i vetëm dhe unik i vendosjes kompakte të hebrenjve në botë, është krenaria e vërtetë e Azerbajxhanit. Një numër sinagogash dhe qendra më e madhe arsimore hebraike në Kaukazin e Jugut u ndërtuan gjithashtu në Azerbajxhan, vijon ai.

Huseynov shprehet se, falë politikës së planifikuar të kreut të shtetit, sot Azerbajxhani i paraqet botës modelin e tij të multikulturalizmit. Më 28 shkurt 2014 u krijua Instituti i Këshilltarit Shtetëror të Republikës së Azerbajxhanit për çështjet ndëretnike, ndërfetare dhe çështjet e multikulturalizmit, dhe më 15 maj 2014, me Dekret të Presidentit Ilham Aliyev, u krijua Qendra Ndërkombëtare e Bakut për Multikulturalizmin, deri tani e vetmja në botë.

Krahas kësaj, që nga viti 2008, çdo dy vjet në Baku, mbahet Forumi Ndërkombëtar për Dialogun Ndërkulturor, i cili është një platformë për koordinimin e përpjekjeve ndërkombëtare që synojnë forcimin e tolerancës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, luftën kundër diskriminimit, ekstremizmit dhe ksenofobisë në shoqëri. Forumi i ardhshëm do të mbahet këtë vit në Baku nga data 1-3 maj, shkruan ai.

Huseynov thekson se, në njohje të përpjekjeve të Azerbajxhanit në promovimin e vlerave të multikulturalizmit dhe dialogut ndërkulturor, u mbajt në Baku Forumi i 7-të Global i OKB-së për Aleancën e Qytetërimeve më datat 25-27 prill 2016. Gjatë Forumit u ngritën çështje që lidhen me sfidat dhe kërcënimet e reja, duke përfshirë parandalimin e diskriminimit, ksenofobisë, racizmit, luftën kundër separatizmit agresiv, si dhe masat që synojnë forcimin e dialogut ndërkulturor dhe ndërfetar dhe promovimin e multikulturalizmit.

Aktivitetet e Fondacionit Heydar Aliyev japin një kontribut të madh në zhvillimin e multikulturalizmit dhe tolerancës në republikë. Në kuadër të projektit të Fondacionit “Adresimi i Tolerancës – Azerbajxhani”, po kryhet rindërtimi dhe restaurimi i shumë xhamive, kishave, tempujve si në Azerbajxhan ashtu edhe jashtë tij. Bazuar në një marrëveshje dypalëshe për restaurimin e katakombeve romake, të nënshkruar midis Fondacionit dhe Selisë së Shenjtë, u restauruan katakombet e shenjtorëve Marselino dhe Pietro, shprehet ambasadori.

Gjithashtu, shton ai, Fondacioni dha ndihmë financiare për restaurimin e pesë traseve të dritareve të Katedrales së Strasburgut që daton në shekullin e 14-të, kreu restaurimin e monumenteve antike të përfshira në Listën e Trashëgimisë Botërore që nga viti 1979, të ruajtura në parkun e Pallatit të Versajës në Paris dhe ndihmoi në restaurimin e shtatë kishave që i përkasin shekullit X-XII në departamentin Orne në Francë. Rezervati arkitektonik dhe muzeal “Trapezitsa”, i vendosur në qytetin bullgar Veliko Tarnovo, u restaurua gjithashtu me mbështetjen e Fondacionit Heydar Aliyev. Fondacioni kreu konservimin dhe restaurimin e mureve të monumentit, krijimin e një rrugice turistësh, një Qendre të Trashëgimisë Kulturore, si edhe riparimin dhe konservimin e tre kishave mesjetare që ndodhen në këtë territor. U sigurua mbështetje për restaurimin e Muzeut Kapitolinë në Romë.

Azerbajxhani, luan rolin e një ure midis dy qytetërimeve të ndryshme, rrit autoritetin e tij si në hemisferën lindore ashtu edhe në atë perëndimore. Kjo ide është pasqyruar mjaftueshëm edhe në politikën e jashtme të Azerbajxhanit. Azerbajxhani është anëtar me të drejta të plota të organizatave të tilla si OKB, OSBE, Këshilli i Evropës, Organizata e Bashkëpunimit Islam OBI. Azerbajxhani gjithashtu i kushton rëndësi bashkëpunimit me vendet europiane si në rrugë dypalëshe ashtu edhe në ato shumëpalëshe, bazuar në interesa reciproke dhe partneritet të barabartë.

Vlen të theksohet se multikulturalizmi, toleranca fetare, etnike dhe kulturore janë ngjashmëri lidhëse midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, duke ofruar përfshirje më të mirë dhe hapësirë dhe stimuj shtesë për bashkëpunim, përfundon shkrimin e tij ambasadori Huseynov.

(Marrë nga ATSH)

Tirana, kryeqyteti mesdhetar i kulturës e dialogut, MEKI mbështetje për skenën e pavarur artistike

Viti 2025 premton plot aktivitete që do të nxisin krijimtarinë, promovimin e dialogut, ndërgjegjes qytetare e përqafimit të fuqisë transformuese…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Një libër për poetin e pakohë…

“Mes jush Jetoj” është një libër jo i zakonshëm, në përmbajtje dhe në kohë.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Tirana, kryeqyteti mesdhetar i kulturës e dialogut, MEKI mbështetje për skenën e pavarur artistike

Viti 2025 premton plot aktivitete që do të nxisin krijimtarinë, promovimin e dialogut, ndërgjegjes qytetare e përqafimit të fuqisë transformuese…