Kodet që na mundojnë!

Syri e ndanë dritën në shtatë ngjyra, goja e harmonizon të folurin me shtatë zanore…


Nga Bujar Ramaj

Jeta lëndore dhe shpirtërore janë të kodifikuara.E gjithe përpjekja e shkençes ka qënë dhe është si te gjej kodin e ligjësive qe veprojnë kudo në materien qe na rethon dhe kodet e padukshme të fuksionit të qënies sonë.

Në fakt nga përvoja njerëzore sidomos e dijetarëve dhe shkencëtarëve të mëdhenj, zbulimi i mistereve, sekreteve, ligjësive të realitetit si fizik dhe spiritual nuk është gjë tjetër, por deshifrimi i kodeve të fshehura dhe vënia e tyre në praktikë.

A nuk është gjuha e folur dhe shkrimi një kod i përbërë nga shkronjat? A nuk është matematika një kod numrash e aq më tepër që misteri i kombinimit të numrave vazhdon akoma sidomos i numrave të papjestueshëm, siç është 7, 11, 17, 19. Ose misteri i π(3.14), ose raporti (mesi) i artë 1.618 që është kodi i harmonisë në thellësi e gjerësi të materies dhe fenomeneve?

A nuk është tabela e Mendelejevit një kod? Po notat muzikore?

Po kodi gjenetik apo gjurmët e gishtave?

Shembuj me radhë mund të përmendim në pafundësi. E gjithë përpjekja jonë është zbulimi i kodeve, prandaj dhe përpjekjet e fundit të shkencës për të kuptuar gjithësinë dhe grimcën më të vogël është përpjekje e kuptimit të kodeve të tyre.

Kurani dhe gjithë librat hyjnorë kanë të fshehur kodin e të kuptuarit të tyre.

Sipas Kuranit Famëlartë,njohësi i gjithë kodeve që përfshijë gjithësinë dhe botën shpirtërore është Krijuesi.”Ai (Krijuesi) i ka çelsat(kodet) e së padukshmes,që askush nuk i di perveç Atij”6\60
Në kapitullin e parë të tij, që është një kod (password) me numrin 7,qe ka vetëm 7 reshta dhe që për habinë tonë titulli i këtij kapitulli e ka emrin “El-Fatiha (Çelësi)”.Këto shtatë reshta janë të detyruar të thuhen në çdo lutje.

Tash e çmojmë faktin që kur e recitojmë kaptinën e parë “Çelësin” gjatë lutjeve tona të përditshme, diçka ndodh në gjithësi, duke na vendosur në kontakt me Krijuesin tonë. Rezultati është një ndjesi lumturie e përsosur.

Ky kapitull ka shtatë rreshta dhe është kuintesenca e gjithë Kuranit, gjatë recitimit me sinqeritet të këtyre vargjeve, ndoshta ndodh një fenomen kozmik, një lidhje e qenies njerëzore me elementët marrës të Zotit, sigurisht nëse lutjet thuhen me shumë sinqeritet dhe përkulje para Zotit, ato nisin të realizohen si një mrekulli.Lum kush e njeh dhe e zbaton këtë kod të shtatë reshtave të parë të Kuranit.


Bujar Ramaj

Ndoshta ky fenomen kozmik ka të bëjë me ndonjë ndërthurje të shtatë rreshtave që ka ky kapitull me shtatë qiejt që përmenden në Kuran, të shtatë vrimave marrëse-dhënëse që kemi në kokë (sytë, veshët, hunda dhe goja) ose ; dy sy, dy vesh, dy vrima hunde dhe goja.

Syri e ndanë dritën në shtatë ngjyra, veshi e dëgjon harmonin e zërave me shtatë nota muzikore,goja e harmonizon të folurin me shtatë zanore.

Në se do vazhdojmë ta përmëndim numurin shtatë si një kod dhe në fusha të tjera lista është e gjatë, p.sh: 7 ditë jave, 7 portat e parajses dhe të ferrit, 7 yje që perbejne shumë kostilacione, kujtojmë; arushën e madhe dhe te vogel, 7 shtresat qiellore,shtatë levizjet rotulluse në Mekë, 7 nivelet e kuptimit të Kuranit, 7 kallinjt e endrës së Josufit.

Lexo më shumë nga

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…