UGSH: Seminar mbi ekonominë globale dhe Kina si ekonomi e dytë dhe impakti në rajon

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë organizoi një seminar me aktorë të shoqërisë civile dhe ekspertë të fushave të ekonomisë


Unioni i Gazetarëve Shqiptarë  (UGSH) organizoi një seminar me aktorë të shoqërisë civile dhe ekspertë të fushave të ekonomisë, në lidhje me zhvillimet në ekonominë globale, ndikimi i aktorëve të mëdhenj dhe veçanërisht roli i Kinës si ekonomi e dytë e Botës në ekonomitë dhe tregëtinë e rajonit tonë.

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptar, Aleksandër Çipa, në fjalën e hapjes, pasi falenderoi të pranishmit, ekspertë, profesorë, studiues dhe drejtues të organizatave të nddyshme të shoqërisë civile nga Tirana, Elbasani, Gjirokastra, etj., theksoi se ekspertiza shqiptare ende nuk ofron një këndvështrim më adekuat mbi zhvillimet e rëndësishme të ndërveprimit ekonomik dhe raportet me këtë ekonomi të fuqishme botërore.

Çipa ftoi ekspertët dhe gazetarët në panel, për të diskutuar në lidhje me zhvillimet ekonomike, dukuritë dhe potencialet.

Dash Frashëri, një studiues dhe botues i Tirana Diplomat, theksoi se mjedisi mediatik shqiptar, duhet të trajtojë edhe më me thellësi ekonominë botërore, e në veçanti të vendeve si Kina.

Rrezart Prifti, profesor i ekonomisë, theksoi se Kina ka kohën më të shkurtër të prototizmit të produktit. Sot lufta po bëhet për tregtinë po bëhet më e rëndësishmja. Ai shtoi se beteja që po zhvillohet për logjistikën, e kjo pritet të vijojë, është e madhe dhe Kina është protagonist i madh në këtë fushë. Prifti tha më pas, se Kina edhe pse është forcuar do të mbetet ekonomia e dytë globale.

Dr. Ornela Çuçi, eksperte e njohur e mjedisit, duke folur për të dhënat dhe trajtimin e tyre, tha se mediat nuk i përdorin burimet e të dhënave të identifikueshme siç duhet. Dhe nga ana tjetër mungon një analizë apo identifikim i zhvillimeve të thellësishme për këtë.

Duke ju referuar ndikimit të Kinës, zonja Çuçi tha se ekspansioni ekonomik i Kinës është një ekuilibër ekonomik që po mbizotëron zhvillimet globale.

Duke shtuar edhe Indinë, ajo theksoi se po përjetojmë ndryshime shumë të mëdha në konstruktin botëror.

Gazetari Bardhi Quku, ju referuar linjës direkte të impaktit ekonomik të Kinës në vendet e Ballkanit, por edhe në Shqipëri.

Folës të tjerë, shtuan edhe ndikimin dhe aktivitetet që Kina i kryen për trashëgiminë kujtorore të vendeve, duke e konsideruar ekonominë ku kineze të turizmit si një ndër më të mëdhstë në botë.

Diskutues të tjerë theksuan faktin që zhvillimet rajonale për shkak të financimeve dhe marrëveshjeve për ndryshime infrastrukturore në rajon prej financimeve të Kinës përcaktojnë edhe të ardhmen e marrëdhënieve të saj të shtuara në vitet e fundit.

Shën Naumi i Premtuar!

Cfarë e detyroi Zogun të lëshojë këtë territor të bukur me një artefakt të tillë historik në duart e sllavëve…

Global 360

Papa Françesku: Të mos përdoren lëndët djegëse të papërpunuara!

Kreu i Selisë së Shenjtë i bërë këto deklarata para një Samiti për Klimën që po mbahet në Dubai

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Gjashtë shtetet e lëkundura, që do të vendosin për të ardhmen e gjeopolitikës

Cliff Kupchan është kryetar i institutit kërkimor “Eurasia Group”.

OPED

Shën Naumi i Premtuar!

Cfarë e detyroi Zogun të lëshojë këtë territor të bukur me një artefakt të tillë historik në duart e sllavëve…

Profil

Rauf Fico, diplomati brilant me vizion perëndimor

Rauf Fico përcaktoi juridiksionin e konsullatave shqiptare dhe Konsullatave të Nderit të Shqipërisë jashtë vendit.

Masmedia

Shën Naumi i Premtuar!

Cfarë e detyroi Zogun të lëshojë këtë territor të bukur me një artefakt të tillë historik në duart e sllavëve…