Pensionet e reja, koeficienti i indeksimit mbi bazën do të jetë 6,4%

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për indeksimin e bazës së vlerësuar të vitit 2024, me një koeficient indeksi 6,4%, për llogaritjen e pensioneve.


Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për indeksimin e bazës së vlerësuar të vitit 2024, me një koeficient indeksi 6,4%, për llogaritjen e pensioneve.

Vendimi, i propozuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, përcakton që indeksi i miratuar të aplikohet për bazën e vlerësuar individuale vjetore, e cila llogaritet mbi kontributet e paguara dhe rivlerësimet deri në vitin 2024.

Ky indeks do të përdoret për llogaritjen e masës fillestare mujore të pensioneve, për personat që përfitojnë pension nga 1 janari 2026 e në vazhdim.

Baza e vlerësuar, pas aplikimit të indeksit, nuk mund të tejkalojë trefishin e pagës minimale kombëtare për periudhën 1994-2001 dhe pagën maksimale për periudhën 2002 e në vazhdim.

Koeficientet e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2024 për efekt të llogaritjes së pensioneve, dhe që do të prekë të gjithë qytetarët që përfitojnë të drejtën për pension pas datës 1 janar 2026.

Ky hap synon që pensionet e reja të jenë në përputhje me kontributet e derdhura dhe të sigurojë një trajtim të drejtë për të gjithë aplikantët.

Koeficienti i indeksimit i propozuar në këtë vendim, do të ndikojë në rritjen e bazës së vlerësuar për rreth 40 mijë persona që aplikojnë për pensione të reja nga janari i vitit 2026, duke bërë të mundur që pensionet e tyre të jenë të harmonizuara me kontributet e derdhura.

Formula aktuale e përcaktimit të pensionit fillestar, e ndryshuar me reformën e vitit 2014, përcakton një pension bazë, i cili është rreth 9.800 lekë dhe një shtesë mbi të që është 1% për çdo vit sigurimi, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar. Ky sistem synon të sigurojë që pensionet të jenë sa më të drejta dhe në përputhje me kontributet e dhëna.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë me SHBA-të

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 74 vota pro të Partisë Socialiste, 0 kundër, 0 abstenim, marrëveshjen e huasë ndërmjet…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë me SHBA-të

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 74 vota pro të Partisë Socialiste, 0 kundër, 0 abstenim, marrëveshjen e huasë ndërmjet…