Ibrahimaj: Linja financimi për mbështetjen e grave sipërmarrëse

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë sot në tryezën konsultuese mbi sipërmarrjen e grave në Shqipëri, të organizuar nga UN Women, ku u diskutuan sfidat dhe mundësitë për gratë sipërmarrëse.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë sot në tryezën konsultuese mbi sipërmarrjen e grave në Shqipëri, të organizuar nga UN Women, ku u diskutuan sfidat dhe mundësitë për gratë sipërmarrëse.

Ministrja Ibrahimaj theksoi rëndësinë e aksesit në financë, duke vënë në dukje se Shqipëria ka një nivel kreditimi të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme prej 9,8% të GDP-së, një nga më të ulëtat në rajon.

“Me rreth 30% të bizneseve të drejtuara nga gra, fokusi mbetet tek lehtësimi i aksesit në financë dhe krijimi i mundësive për rritje, ndërsa një pjesë e madhe e të vetëpunësuarve mbetet në sektorin informal dhe pa pagesë, duke krijuar sfida për aksesin në financa dhe formalizimin e biznesit. Dialogu dhe bashkëpunimi janë thelbësorë për politika më efektive dhe rezultate të matshm”, u shpreh ajo.

Ibrahimaj informoi se po punohet për hartimin e një plani për krijimin e një instrumenti financimi për SME-të, ku qeveria do të ofrojë garanci sovrane dhe grante për hartimin e planeve të biznesit, duke u fokusuar veçanërisht tek sipërmarrjet e grave.

“Aksesi në financë është një problem strukturor që ne kemi. Jemi duke punuar për të bërë një instrument financimi, i cili i dedikohet financimi me kredi për SME-të, ku qeveria shqiptare do të japë një garanci sovrane, me qëllim që të reduktohet norma e interest. Gjithashtu po mendojmë që një pjesë e mbështetjes së qeverisë shqiptare të jetë në formën e grantit për hartimin e planit të biznesit, sepse besoj është një element kyç në miratimin e kredive”, tha Ibrahimaj.

Ministrja gjithashtu nënvizoi rëndësinë e të dhënave mbi bazë gjinore, për të monitoruar progresin dhe për të hartuar politika të efektshme.

Ibrahimaj vuri në dukje se ka një përfaqësim të ulët të grave në industri, ndërtim, teknologji dhe fasoneri, duke theksuar nevojën për të ruajtur aftësitë profesionale të krijuara në sektorin fason dhe për të promovuar sipërmarrjet me cikël të mbyllur dhe tregje.

Rama pret të riun me aftësi të kufizuara: Vizitor pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga takimi me një të ri me aftësi të kufizuara, të cilin…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama pret të riun me aftësi të kufizuara: Vizitor pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga takimi me një të ri me aftësi të kufizuara, të cilin…